Nëse menduat se dashamirësia e popullit zviceran për dy lojtarët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, përfundoi me ambalazhin e shqiponjës në një birrë, jeni gabim!

Bëma e radhës është një gazetë me titull në gjuhën shqipe.

Hajde Zvicra”, shkruan gazeta zvicerane “Tages Ainziger”, si parapritë për ndeshjen Zvicër-Suedi.

Ndeshja Zvicër-Suedi do të luhet ditën e sotme në orën 16:00. Suedia vjen në këtë ndeshje pasi doli e para e grupit ku ishte Gjermania, e cila u eliminua nga Koreja e Jugut.