Tiranë-Hajdutët i bëjnë gjëmën një banori në fshatin Sharrë në Tiranë. Dy net më para persona të paidentifikuar kanë shkuar në femen e 33 vjeçarit me iniciale A.L., duke i vjedhur një lopë dhe një viç.

Policia ka shkuar menjëherë në fshatin Sharrë pas denoncimit të 33 vjeçarit.

Gjatë hetimeve është zbuluar se grabitësit e kishin therur lopën dhe viçin brenda një ndërtese të braktisur në vendi e quajtur Kodër Sharrë.

Dyshohet se autorët vjedhin bagëti dhe më pas shesin mishin e tyre.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com