Kur hajdutët futen për të vjedhur në një shtëpi zakonisht nuk kursejnë asgjë me vlerë, përpos rrëmujës që lenë pas. Por ky nuk është rasti i Joseph Alvarado në Texas.
Sapo ai u kthye në shtëpi konstatoi se kishte rënë viktimë e një vjedhjeje pasi dera ishte hapur me dhunë. Në vijim të kontrollit ai vuri re që të vetmet gjëra që mungonin ishin PS3 dhe laptopi i vajzës.
Ajo që ka befasuar Alvaradon ishin dy letra të shkruara nga hajdutët të cilët besohet të kenë qenë dy.
“I vodha gjërat e tua sepse më detyroi vëllai”, shkruhej në njërën prej letrave, ndërsa në tjetrën “ Hyra brenda, mora PS3, levat dhe kompjuterin...Nga:Një fëmijë hahata”.
Bazuar tek shkrimi dhe përmbajtja e letrave besohet se hajdutët te kenë qenë fëmijë.
Këtë mendim ka edhe i zoti i shtëpisë i cili deklaron se do të shtojë masat e sigurisë dhe që nuk e ka përjetuar shumë keq këtë ngjarje për shkak të gjërave që hajdutët kanë zgjedhur të marrin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com