Fshehu vjedhjen në Itali dhe u shkarkua nga vettingu, i sekuestrohet apartamenti dhe garazhi ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza! Nën hetim nga SPAK

Një apartament në Tiranë dhe një garazh i sekuestrohen ish anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili është shkarkuar nga vettingu pasi më parë kishte kryer një vjedhje në Itali. Ai është aktualisht nën hetim nga SPAK për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. 

"Bazuar në ligjin 10 192/ 2009 (ligji antimafia) nga GjKKO është vendosur sekuestro për dy pasuri të paluajtshme të ish-gjyqtarit Gjykatës Lartë Admir Thanza (garazh 23.4 m2 dhe apartament 69.9 m2) të ndodhura në Tiranë", thotë njoftimi. 

Po kush është gjyqtari Admir Thanza? Ai është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur ka përfunduar shkollën si jurist në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ai ka shërbyer si gjyqtar për 14 vite. E pikërisht teksa ai ka qenë gjyqtar në Shkodër rezulton se është dënuar në Itali gjatë një vizite atje ku kishte të shtruar në spital nipin e tij në vitin 1999.

Në gjykatën e Shkodrës Thanza ka shërbyer deri në vitin 2006 për ty transferuar më pas në Tiranë ku shërbeu për tre vite deri në 2009. E teksa shërbente mes Shkodrës dhe Tiranës, Admir Thanza për 5 vite nga 2004 deri në 2009 ishte dhe anëtar i qeverisjes së gjyqësorit në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Pas vitit 2009 karriera e Thanzës do të njihte vec ngritje ku nga gjykata e lartë ai u katapultua anëtar i gjykatës kushtetuese me votat e parlamentit.

Në këtë gjykatë ai shërbeu për 4 vite deri në 2013. Pas lënies së postit të gjyqtarit kushtetues Thanza do të jepte drejtësi në emër të Republikës si gjyqtar i Lartë. Admir Thanza në karrierën e tij ka qenë pjesë e trupës gjykuese në dosjen Gërdeci si dhe anëtar në trupën gjykuese për procese ku ishin të përfshirë politikan të majtë e të djathtë.

Vetë gjyqtari Thanza nuk e kish deklaruar dënimin as në formularin e Dekriminalizimit, ky dënim nuk u zbulua as nga shërbimet inteligjente, as nga DSIK, as nga institucionet shqiptare, por ishin përfaqësuesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit që ndihmuan palën shqiptare me dënimin e formës së prerë të marrë në itali.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër