Hajdutët në rajonin e Lezhës nuk po kursejnë as bletët, vidhen 11 koshere në fshatin Gryk-Manati

Hajdutët në rajonin e Lezhës, nuk po kursejnë as bletët. Mbrëmjen e së enjtes u vodhën 11 koshere bletë brenda një parku në fshatin Gryk- Manati. Rasti është konstatuar nga pronari i tyre mëngjesin e së premtes dhe menjëherë ai ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Aranit Marku thotë se është rasti i dytë në harkun kohor të tre viteve që i ndodh një gjë e tillë.

“Kam një park bletësh, prej 25 copë. 11 më kanë vjedhur. E dyta herë që mi kanë vjedhur. Mi kanë vjedhur dhe para 3 vjetësh në Fushë-Kuqe, 5 copë. Këtu mbrëmë. Sot e konstatove, Dyshime kemi, por kur nuk sheh njeri nuk ke çfarë të thuash. Më kanë marrë 11 koshere”, tha poseduesi i bletëve, Aranit Marku .

Fenomeni i vjedhjes së bletëve në Lezhë mbetet shqetësim, ndërsa zbardhja e ngjarjeve të tilla apo dhe parandalimi i tyre është në përmasa mjaft të ulëta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës