Jose Mourinhos nuk ka shumë kohë që është zgjedhur si trajner i Manchester United por një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Trajneri i ‘‘Djajve të Kuq’’ ka qenë duke parë televizor kur shërbyesja ka bërtitur kur ka parë një njeri që është munduar të futet nga dera e bodrumit në shtëpinë e portugezit.
jose mourinjo

Fotoja e Jose Mourinhos është publikuar nga një kalimtar që ka fotografuar trajnerin ku duket mjaft i tronditur.

Hajduti që është munduar të futet në bodrumin e shtëpisë 34 milionë eurosh të portugezit në Londër është kapur pasi një shërbëtore ka bërtitur ‘’Çfarë po bën këtu’’?

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)