Hajduti që të vjedh jetën
nëpërmjet internetit

Hajduti që të vjedh jetën <br />nëpërmjet internetit
CALIFORNI– Luis Mijangos, tashmë 31 vjec prej kohësh ishte bërë një njeri “i frikshëm” për botën e internetit, jo vetëm në Californi ku ai jetonte, por në disa vende të botës. I mbetur i paralizuar gjatë një sherri me armë zjarri kur ishte vetëm 16 vjec, Luis për vite të tëra iu përkushtua informatikës. Në fillim ishte dicka interesante, por më pas ai arriti të spiunonte rrjetet sociale dhe llogaritë personale të të paktën 230 personave duke i kërcënuar ata me foto intime nëpërmjet kameras së kompjuterit personal.
Madje, ai ka qenë në gjendje që nëpërmjet viruseve të kontrollonte të dhënat personale në 600 kompjuter njëherësh në disa vende të botës.
Viktima e parë ka qenë një prostitutë e më pas Xhina dhe shumë vajza minorene. Luis i ftonte të komunikonin e më pas fotot e tyre intime i përdorte si kërcënim. Pas denoncimit të disa personave gjykata e dënoi atë me 7 vite burg. I pyetur nga gazetarët, pse e ndërrmori një gjë të tillë, 31 vjeçari tha: “Ata bënin festa dhe argëtoheshin. Dhe unë mendova: Pse të mos kalojnë edhe ata ca ditë ferri si kjo jeta që bbëj unë?”

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim