Hajredin Kuçi sot në Maqedoni
për zhbllokimin e situatës në kufi

Hajredin Kuçi sot në Maqedoni<br />për zhbllokimin e situatës në kufi
PRISHTINË - Për situatën e krijuar ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka zhvilluar biseda telefonike me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi.

Sipas Ahmetit, ata janë pajtuar që kjo situatë duhet të tejkalohet sa më shpejt dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave në kufi pas bllokimit dypalësh.

Ahmeti ka njoftuar se zëvendëskryeministri kosovar, Kuçi sot do të vizitojë Shkupin dhe do të zhvillojë takime në qeverinë e Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar, transmeton KTV.

Lideri i BDI-së, e cila është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav i cili shprehu shqetësimin e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën e krijuar midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët