Hajredin Toca: Të bëhen më
shumë kontrolle për pesticidet

Hajredin Toca: Të bëhen më<br />shumë kontrolle për pesticidet
TIRANE- Pas bllokimit që Mali i Zi ka vendosur për importin e trangullit shqiptar, për shkak të mbingarkesës me pesticide, dhe konfimimit të këtij lajmi edhe nga ministria shqiptare e Bujqësisë, kanë folur edhe ekspertët luidhur me pasojat që sjellin në shëndet këto pesticide.

Në një lidhje telefonike për “A1 Report”, doktoranti në mjekësinë e bimëve, Hajredin Toca tregon për rrezikun që vjen nga tejkalimi i masës së pesticideve në produktet bujqësore, ndërsa bën thirrje për më shumë kontrolle në këtë sektor.

“Çdo mbetje pesticide ka, plehrat kimike që përdoren për kultivimin e kulturave bujqësore. Kjo duhet që të jëtë në normat e lejuara, në normat që rekomandohen nga Komiteti Europian, normat që ka çdo vend i cili kultivon bimët të cilët kanë standarde të caktuara për to, kështu që noramalisht po të respektohen normat, nuk paraqet rrezik. Në qoftë se këto norma nuk respektohen, realisht ka rrezik për konsumatorin. Sasia e konstatuar në kastraveca është e lartë në kuptimin e respektimit të normave, por normalisht normat janë caktuar mbi bazë të një mesatarje, të një ndikimi që japin ato në organizëm kur konsumohen prodhimet bujqësore të të gjitha llojeve.

Është tjetër ndikimi dhe tjetër respektimi i normave të lejuara. Normat e lejuara kanë standarde nga të cilat duhet që çdo vend t’i respektojë dhe çdo prodhim duhet t’i nënshtrohet analizave laboratorike, por për t’u sqaruar kjo analizë laboratorike duhet që patjetër të kalojnë nëpërmjet një laboratori referencë. Çdo vend ka një laborator referencë kundrejt analizës me të cilën shoqëron mallin. Edhe ne jemi të detyruar t’i nënshtrohemi legjislacionit europian në bazë të ligjit për ushqimin. Agjensia Kombëtare e Ushqimit në Shqipëri është e ngarkuar për të respektuar ligjin për ushqimin në të cilin janë të përcaktuar normat e lejuara për çdo frut dhe për çdo perime. Edhe në vendin tonë në qoftë se nuk respektohen këto norma, ky mall nuk mund të qarkullojë në treg dhe nuk duhet nxjerë pasi përbën rrezik për konsumatorët”, u shpreh Toca.

Tashmë pritet vetëm përgjigja e analizave për të parë nëse vërtet sasia e Spiroksaminës ishte tej normave, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka lajmëruar kontrolle edhe në Shqipëri.

Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër