Hakerat sulmojnë Ferrarin, kërkohet shpërblim i majmë

Hakerat sulmojnë Ferrarin, kërkohet shpërblim i majmë

Makinat e Ferrari në Formula 1

Hakerat kanë sulmuar Ferrarin, duke fituar akses në sistemet e kompanisë duke përfshirë një listë të klientëve me adresa emaili dhe numra telefoni, sipas deklaratës së prodhuesit italian të makinave të publikuar të hënën në mbrëmje.

Ferrari theksoi se të dhënat e pagesave të klientëve janë të sigurta dhe kompania me bazë në Maranello nuk ka ndërmend të dorëzohet ndaj kërkesave të keqdashësve.

“Me keqardhje ju informojmë për një incident kibernetik në Ferrari, ku aktori i kërcënimit ishte në gjendje të hynte në një numër të kufizuar sistemesh në mjedisin tonë të IT-së,” raportoi 'Kokëkuqja'.

Prodhuesi italian i makinave sportive luksoze tha se pas marrjes së kërkesës për shpërblim, një hetim filloi në bashkëpunim me një kompani lider globale të sigurisë kibernetike.

“Ne nuk do të pranojmë kërkesat për shpërblesë, pasi pajtimi me kërkesa të tilla do të financonte aktivitetin kriminal dhe do të lejonte autorët të vazhdojnë sulmet e tyre,” shtohet në deklaratë.

Ferrari theksoi se sulmi kibernetik nuk ka pasur “asnjë ndikim në operacionet e kompanisë”.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës