Kishte një konflikt me komshijntë e pallatit u hedh solar në depozitat e ujit të pijshëm. Ngjarja e pazakonte është shënuar mesditën e së mërkurrës në lagjen “Kushtrim” të qytetit të Beratit.

Autor i këtij veprimi sipas policisë është 64 vjecari, Zoi Gjermeni, banues në katin pestë të pallatit. I moshuari ishte konfliktuar disa herë me banorët e pallatit për rrjedhjen e ujit nga depozitat që sipas tij i shkaktonte lagështirë në tavanin e apartamentit që ndodhet në katin e pestë.

Kjo është konstatuar pas dy ditësh kur banorëve uji i pijshëm u ka ardhur me solar, ndërsa kur janë ngjitur në tarracën e pallatit kanë vënë re se në depozitat e tyre të ujit ishte hedhur solar. A1 Report sjelle edhe pamje nga depozitat në të cilat ishte hedhur solari, ndërsa mësohet se asjë banor i pallatit nuk ka konsumuar ujë dhe në spital nuk janë shënuar emergjenca.

Banorët rezidentë të pallatit kanë njoftuar policinë e cila ka identifikuar 64 vjecarin, Zoi Gjermeni, si autor të këtij akti e ndërkohë ndaj këtij të fundit ka nsiur edhe procedim penale.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)