"Hakmarrja për drejtësi"
 Arrestohet Dritan Hate

 Arrestohet Dritan Hate">
TIRANE- Dritan Hate një emer i njohur për policinë shqiptare, ka rënë mbrëmë në pranga së bashku me dy persona të tjerë që ishte i shoqëruar, konkretisht Gentian Kaçe dhe një polic, Ermal Sali Mustafaraj

Hate është një nga personat e dyshuar të bandës "Hakmarrja për Drejtësi" dhe ishte shpallur në kërkim që nga viti 1994 për një sërë veprash penale, ndërsa dy të tjerët janë kapur me pistoleta dhe me maska.

Mbrëmjën e djeshme rreth orës 22:00, Inspektorë te Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në bashkëpunim me forcat RENEA kanë bërë të mundur arresimin e tij, në një lokal në zonën e Medresesë. Dritan Hate ishte në lokal së bashku me dy miqtë e tij, të cilët janë gjendur me dy pistoleta në brez, dhe më pas janë arrestuar nga efektivët blu.

Grabitjet e shumta që kanë ndodhur së fundmi në kryeqytet dyshohet të kenë si organizator, Haten i cili është dhe shoku i njërit prej elementëve kriminal të arrestuar së fundmi Emiljano Shullazit. Burimet e policisë së Kryeqytetit thanë se ndaj tij kishte nisur një hetim ndërsa më pas është bërë e mundur dhe vendodhja me qëllim kapjen e tij. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin me 23 vjet heqje lirie ndaj Dritan Hates, i cili qëndronte i fshehur prej vitesh. Policia tha se ky person dyshohet të jetë i përfshirë dhe si autor i vjedhjes dhe grabitjes me dhunë të bankave në kryeqytet. Organizata "Hakmarrja për Drejtësi" ishte krijuar në vitin 1994 në qytetin e Durrësit me qëllim destabilitetin e vendit.

DEKLARATA E POLICISE SOT PARADITE
Mbrëmë, Strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea, në kuadër të një operacioni, kanë bërë të mundur kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dylber Hate, 37 vjeç, banues në Radhimë Vlorë, i dënuar më parë.

Ky shtetas është anëtar i organizatës kriminale Hakmarrje për Drejtësi, organizatë e cila akuzohet për një sërë krimesh të rënda si, vrasje, vendosje të lëndëve eksplozive etj krime të rënda.

37 Vjeçari ishte person në kërkim pasi akuzohet për vepën penale të “Vrasjes”, sepse me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë të datës 28 Prill të vitit 2009, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest Burg” duke e dënuar më 23 vjet burgim në mungesë.

Përgjatë momenteve të kapjes së shumë të kërkuarit, shtetasi Dritan Hate ka qënë i shoqëruar edhe me dy shtetasit :
• Gentjan Tush Kaci, 32 vjeç, banues në Tiranë,
• Ermal Sali Mustafaraj, 34 vjeç, banues në Mëzez Tiranë, me detyrë punonjës police pranë Insitutit të Qenëve.
Shtetasi Dritan Hate ka qenë i shpallur në kërkim që prej vitit 1996 dhe falë një operacioni të mirë organizuar u arrit dhe kapja e tij në zonën e Medresesë në Kryeqytet.
Në momentin e kapjes së shtetasve të lartëpërmendur ju gjendën dhe ju sekuestruan tre armë zjarri pistolet të tipeve TT dhe Zastava, gjithashtu ju gjend dhe një sasi lënde eksplozive tritol.
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe sekuestruan një automjet “BMV”, një motorçikletë, maska, doreza lëkure si dhe një sasi e konsiderueshme parash e eurosh.
Në ngarkim të shtetasve Gentjan Kaci dhe Ermal Mustafaraj, materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të armëmbajtjes pa leje parashikuar nga nenet 278/1 dhe 278/2 dhe 25 të KP.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi