Hetimet e policisë
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Dyshohet se automjetit i është vënë një sasi lënde shpërthyese tritol, i cili ka dëmtuar rëndë makinën. Policia lokale e Fierit thotë se janë duke kryer hetime në disa drejtime me qëllim zbardhjen e motiveve të këtij krimi të rëndë. I dëmtuari njihet nga policia e Fierit si kontigjent kriminal dhe se kishte një muaj që kishte lënë qelitë e burgut, ku ishte dënuar për armëmbajtje pa leje. Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se ngjarja mund të lidhet me larjen e hesapeve mes hasmërive të dy familjave Sulo dhe Suli në Fier. Ndërkohë i dëmtuari dyshohet dhe si i përfshirë në trafikun e drogës në Itali. Armando Sulo, pritet të meret në pyetje për këtë ngjarje sapo shëndeti i tij të përmirësohet. Ekspertët e policisë thonë se në makina ishte vendosur rreth 400 gramë tritol, dhe se sasia ishte lidhur me një telefon dhe kapsoll, që më pas ka bërë të mundur shpërthimin me telekomandë.Makina tip BMË është dëmtuar plotësisht ndërkohë flakët kanë mbuluar makinën. Kanë qënë banorë të zonës ata që kanë bërë nxjerjen me shpejtësi të Armando Sulos nga makina dhe transportimin e tij në spitalin rajonal të Fierit. Mbëritja e Sulos në spital, ka qënë pa ndjenja, pasi dy këmbët e tij ishin këputur.
Dënimi me 7 muaj e 10 ditë burgim
Në 3 nëntor 2016, gjykata e Fierit ka shpallur fajtor Armando Sulon për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve luftarake. Sulo, gjatë gjykimit ka shfaqur pendesë, ndërkohë njëherësh ka kërkuar dhe gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë e tij është pranuar dhe në fund gjykata e ka shpallur fajtor duke e dënuar me 7 muaj e 10 ditë burg. Mirëpo për shkak të amnistisë së kryer në fund të vitit ai ka përfituar nga ky ligj, dhe në muajin janar 2017 ka lënë qelitë e burgut,duke u rikthyer i lirë.
Precedentët
Sulmi me tritol, hakmarrje mes dy familjeve Suli-Sulo
Atentati i djeshëm dyshohet se ka lidhje me hasmërinë e dy familjeve Suli dhe Sulo në Fier. Nuredin Suli është vëllai i 46-vjeçarit Neim Suli, i cili u vra në një atentat më 10 nëntor të vitit 2012 në Fier. Ngjarja ndodhi në mbrëmjEn e asaj dite kur Neim Suli po hynte në portën e banesës së tij në lagjen Liri në Fier. Më 3 maj të vitit 2013, automjeti pronë e vëllait të Gëzim Sulos shpërthen në ecje. Shtetasi Sulejman Sulo dhe bashkëshortja e tij, Alie Sulo shpëtuan. Mjeti i tyre mori flakë në motor dhe drejtuesi humbi kontrollin, por më pas ndaloi.Më 25 tetor të vitit 2013, një automjet tip Alfa Romeo ndalon para një pikë karburanti në aksin rrugor Fier-Patos, pronë e familjes Suli dhe një breshëri plumbash lëshohet në drejtim të pronarit të kësaj pike, Namik Suli.
[gallery]21216[/gallery]