Hakmarrje për konfliktet e nipërve? Ja pista ku po hetohet vrasja e pronarit të servisit në Shkodër

Hakmarrje për konfliktet e nipërve? Ja pista ku po hetohet vrasja e pronarit të servisit në Shkodër

Viktima Mehdi Kavaja dhe vendi ku u ezekutua

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga krimi i mbrëmjes së kaluar në Shkodër, ku u ekzekutua me plumb në kokë 60-vjeçari Mehdi Kavaja. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se dyshohet që pronari i servisit të automjeteve të jetë vrarë për shkak të hakmarrjes.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja, theksoi se hakmarrja është pista kryesore ku po heton policia, ku dyshohet se kanë qenë nipat e viktimës që janë përfshirë në një ngjarje kriminale të mëparshme.

Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, ndërsa ka shtrirë hetimet edhe te të afërmit e 60-vjeçarit, për të zbardhur konfliktet e së shkuarës, ku dyshohet të jenë përfshirë pikërisht nipat e Kavajës.

Ngjarja e rëndë dyshohet të jetë kryer nga një vrasës me pagesë, pasi policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë në vendin e krimit. 60-vjeçari Kavaja u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në banesën e tij me plumb në kokë, ndërsa policia vijon të mbledhë gjithë të dhënat për të mbërritur në gjurmët e autorit, që ka qëlluar pronarin e servisit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë