Hakohen faqet e internetit shtetërore të Iranit ‘Anonymous’ pas vdekjes së 22-vjeçares: Populli iranian nuk është i vetëm

Hakohen faqet e internetit shtetërore të Iranit ‘Anonymous’ pas vdekjes së 22-vjeçares: Populli iranian nuk është i vetëm

Mahsa Amini, u vra nga policia në Iran

IRAN- Disa uebsajte mediatike të qeverisë iraniane janë sulmuar dhe përgjegjësinë e ka marrë grupi i hakerëve “Anonymous” që pretendon se e ka kryer këtë akt për të mbështetur  protestat pas vdekjes së Mahsa Amini.

Gruaja 22-vjeçare nga provinca veriperëndimore e Kurdistanit vdiq të premten në Teheran pasi pësoi një goditje në tru dhe disa sulme në zemër ndërsa ishte në paraburgim të së ashtuquajturës polici morale e Iranit për hixhabin e saj "të pahijshëm”

Autoritetet iraniane kanë mohuar çdo akuzë për keqtrajtim ose rrahje të Amini, por familja e saj pretendon të kundërtën

Një video e publikuar herët të mërkurën tregoi pamjet e protestave në disa qytete iraniane që kanë ‘shpërthyer’ që nga vdekja e Amini.

"Kjo ishte pika e fundit," tha zëri i ndryshuar në video, i cili pretendohej se ishte nga Anonymous, për vdekjen e Amini. “Populli iranian nuk është i vetëm”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:06
Protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, demonstrues dhe policë të vrarë

Katër policë janë plagosur dhe një asistent policor vdiq nga plagët e marra gjatë protestave masive në Iran, që po organizohen pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.

Një guvernator rajonal konfirmoi se katër protestues kanë vdekur gjatë protestave, ndërkaq një grup për të drejtat e njeriut tha se edhe një protestues që ishte plagosur, ka vdekur. Vdekja e Mahsa Amini, e cila ishte ndaluar nga Policia e moralit e Iranit, nën akuzat se nuk kishte respektuar rregullat për veshjen e hixhabit, ka nxitur protesta në mbarë Iranin.

Për shumë iranianë, vdekja e Amini është dëshmi shtesë e shtypjes së atyre që nuk u binden urdhrave dhe rritjes së trajtimit të dhunshëm të vajzave të reja nga Policia e moralit. Në protesta, shumë gra iraniane kanë hequr shamitë e kokës. Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi të mërkurën se më 20 shtator në qytetin Shiraz pas protestave të dhunshme.

“Mbrëmjen e së martës, disa persona u përleshën me zyrtarët policorë dhe si rezultat i përleshjeve, një asistent policor u vra. Në këtë incident, katër zyrtarë policorë u plagosën në Shiraz”, raportoi IRNA.

Pesëmbëdhjetë protestues u arrestuan në Shiraz më 20 shtator, tha IRNA.

Përveç në Shiraz, protesta gjatë natës janë mbajtur edhe në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, përfshirë në Mashhad, Tabriz, Rasht dhe Isfahan, tha media shtetërore iraniane. Ndërkaq, guvernatori i Kurdistanit konfirmoi se tre persona u vranë nën rrethana të paqarta në protestat në këtë provincë në perëndim të Iranit.

Ismail Zareikosha tha se Policia nuk ishte përgjegjëse për vdekjet. Ai fajësoi ata që i përshkroi si “armiq të Iranit”, duke mos dhënë më shumë detaje. Ndërkaq, Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaw, tha se një grua, e identifikuar si Hajar Abbasi, vdiq më 20 shtator pasi u plagos nga të shtënat e policisë në Mahabad më 18 shtator.

Policia e moralit e Iranit e kishte arrestuar Aminin më 13 shtator në Teheran, kur ajo kishte shkuar në kryeqytetin iranian për të vizituar familjarët e saj. Ajo humbi ndjenjat në stacionin policor dhe vdiq tri ditë më vonë. Policia e ndaloi atë pasi nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin. Irani kërkon nga gratë që të vendosin hixhabin në atë mënyrë që të mbulojnë krejtësisht flokët gjatë kohës sa janë në publik./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fateh: 21/09/2022 17:33

    Urra para ore persi e humbur. Me krahe te mbare.

    Përgjigju
  • +×=÷: 21/09/2022 16:45

    Ju dh....fsha hixhabin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)