Halil Marqeshi përfaqëson
Shqipërinë në “Baku 2015”

Halil Marqeshi përfaqëson<br />Shqipërinë në “Baku 2015”
Lojërat e para Evropiane që mbahen në Baku të Azerbaxhanit nga 12 deri më 28 qershor 2015 priten me një interes të lartë dhe emocion nga të gjithë ata sportistë të kualifikuar për të marrë pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv ndërkombëtar. Ndërkohë pjesë e “Baku 2015” do të jetë edhe Shqipëria, me ekipin e saj olimpik.

Halil Marqeshi do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë eveniment në sportin e karatesë në disiplinën kumite -60 kilogramë, duke qenë kështu pjesë e ekipit olimpik që do përfaqësojë Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv që mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Anadolu Agency (AA), për të mësuar më shumë për karrierën e tij, synimet për të ardhmen brenda këtij sporti dhe zgjerimin e tij në Shqipëri, si dhe vlerësimin për Lojërat e para Evropiane, ka realizuar një intervistë me sportistin shqiptar të karatesë, Halil Marqeshi. 

Marqeshi i cili së bashku me trajnerin Luftar Kurti, drejtojnë ekipin e karatesë “Kamza”, tregon se sportin e karatesë e ka filluar në vitin 2002 pasi që në moshë të vogël e pëlqente dhe tregonte një interes për të. 

Ai duke e konsideruar këtë sport si luftarak dhe vetëmbrojtës shprehet se: “Unë e pëlqeja si sport, duke u nisur dhe nga filmat që shikoja. Kam vazhduar tek klubi Partizani ku jam stërvitur prej 10 vitesh. Sot vazhdoj me profesorin tim, ku vendosëm të hapim ekipin e karatesë së Kamzës ku aktualisht vazhdon stërvitja rregullisht. Këtu stërviten të interesuar dhe pasionuar pas këtij sporti nga mosha 5- 25 vjeç.”

Halili, së bashku me kolegun e tij Kurti, kanë synime që ta zgjerojnë këtë sport edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si në Fushë-Krujë, Burrel, etj. Aktualisht prej dy muajsh është krijuar edhe ekipi i qytetit të Fushë-Krujës, ndërsa është planifikuar që në muajt në vazhdim të krijohet edhe një ekip në qytetin e Burrelit, ku të bashkojë talentet e këtij sporti dhe të pasionuarit pas tij, të këtij qyteti dhe zonave përreth.

Ai tregon se interesi është i mirë për tu përfshirë në trajnime, stërvitje dhe aktivitete të ndryshme në karate,  pasi në bazë të informacioneve që marrin të rinjtë interesohen për këtë sport.

Ndërkohë prej 2 muajsh vazhdon të bëjë stërvitje dy herë në ditë duke shpresuar që të arrijë një rezultati të mirë në Lojërat e para Evropiane, ku sipas tij do të ishte një fat i madh për vendin, por edhe për të si sportist.

 Halili nuk nguron të thotë që nuk kanë patur mbështetje nga institucionet shtetërore, por kjo nuk e pengon atë që ai ti përkushtohet këtij sporti dhe t’ua mësoje edhe moshave të ndryshme që shfaqin interes. “Aktualisht po përgatitem  për ‘Baku 2015’, ku unë jam një sportist i kualifikuar për të përfaqësuar Shqipërinë në Azerbajxhan në sportin e karatesë, në kategorinë kumite -60 kilogramë. Shpresojmë të marrim një rezultat të mirë që të na shpërblehet dhe puna që kemi bërë ndër vite. Është një kënaqësi e madhe dhe ndihem i lumtur pasi përfaqësoj vendim tim”- shprehet ai për AA.

Sportisti Halil Marqeshi tregon se së bashku me kolegun e tij,  Luftar Kurti kanë arritur rezultate mjaft të mira në sportin e karatesë duke shpallur ekipin e Kamzes kampion kombëtar për vitin 2014. Ai shprehet se ndjehet i lumtur që është gjendur në këtë sport dhe tregon rezultatet e arritura në evenimentet e rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale.  “Rezultate në kampionate ndërkombëtarë kanë qenë të mira pasi në turneu i dytë Ndërkombëtar ‘Kamza Open 2015’, që u zhvillua po në Kamzë në maj ekipi jonë kryesoi në vendin e pare në këtë eveniment, ku pjesëmarrës  ishin sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali Zi dhe Greqia. Pas një jave në turneun ndërkombëtar ‘Prizreni Open 2015’, ekipi Kamza përfaqësohej me 3 sportistë, ku fituam 2 medalje ari dhe 1 medalje bronzi.”- shprehet për AA sportisti Marqeshi.

Gjithashtu  ai  ka marrë pjesë nga 19-22 mars 2015, në kampionatin Europian të Karatesë që u zhvillua në Turqi dhe tregon se aty kishte një nivel shumë të mirë, dhe ndeshjen e parë e ka patur me përfaqësuesin e Danimarkës ku vitin e kaluar kishte dalë nënkampion Europe.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën