Halim Kosova: Letër për çdo
pacient, Kalo: Kemi mangësi 

Halim Kosova: Letër për çdo <br />pacient, Kalo: Kemi mangësi 
TIRANE - Në rast të kryerjes së një ndërhyrje kirurgjikale që nga apandesiti i thjeshtë e deri tek ndërhyrjet më të komplikuara, si operacioni i gjëndrës tiroide, bërjen e një rezonance, heqjen e bajameve apo interventet në sy duhet të merret patjetër pëlqimi i pacientit. Ministria e Shëndetësisë udhëzon që përkatësisht në 5 shërbime në QSUT, por dhe më gjerë mjeku para se të bëjë një ndërhyrje tek pacienti duhet të ketë pëlqimin e këtij të fundit nëpërmjet “Letrës Informative.

“Vënia e pacientit në qendër të vëmendjes, pacienti i edukuar, pacienti i ditur, që parandalon problemet bashkë me ne, do të jetë pikë kyçe e sistemit shëndetësor, së pari për cilësinë e jetës së tij dhe për sistemin tonë shëndetësor”, tha Kosova. “Letra informative e konsensusit që shëndetësia duhet të ketë për pacientin për çdo ndërhyrje është një hallkë shumë e rëndësishme në drejtim të asaj që ne kemi fokusuar si detyrë prioritare, vënien e pacientit në qendër të vëmendjes.

Kjo do një punë edukuese, sqaruese, pacientit duhet t’i japim informacionin e duhur që dhe ai të marrë vendime për problemet e veta bashkë me ne, apo të bindet për rrugën, në të cilën ne vendosim për t’a trajtuar”, nënvizoi ministri Kosova. Sipas tij, e drejta për informin është në të drejtat e pacientit. Ndërsa sipas Isuf Kalo, drejtor në Qendrën Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, pacientët shqiptarë janë gjithnjë e më shumë të painformuar nga personeli shëndetësorë për diagnozën e tyre dhe mënyrën e trajnimit që duhet ndjekur.

"Ne kemi mangësi në informimin e pacientëve, nuk japim informacion para se të bëjmë diçka në të mirë të tyre. Firma u merret pacientëve pa informuar hollësisht dhe kur merret dokumentimi është shumë i qartë. Nuk ka hollësira që të themi që pacienti i kuptoi ato që i thamë dhe është i ndërgjegjshëm për atë. Kjo natyrisht prodhon konflikte", tha Isuf Kalo, drejtor i QKCSA-ish. Nga ana tjetër përfaqësuesit e shëndetësisë ngrejnë shqetësimin se edhe karta e pacientit me 16 të drejtat që ai ka në institucionet shëndetësore nuk zbatohet.

"Ne bëjmë strategji kombëtare për pacientët pa pacientë. Zëri i tyre nuk është i përfaqësuar, kemi vetëm mikroshoqata për sëmundje të caktuara. Ne kemi dhe kartën shqiptare të të drejtave të pacientëve, e cila është bërë, është përhapur. E vërteta është që pak njihet, qoftë nga mjekët, qoftë nga pacientët dhe akoma më pak zbatohet", thotë Kalo.

Për të shmangur gabimet mjekësore në pesë shërbimet kryesore atë të urgjencës, kirurgjisë, imazherisë, okulistikës dhe ORL do të aplikohen letrat informative, në të cilat do të shënohet edhe pëlqimi paraprak i pacientit përpara se të ekzaminohet. Ndërsa përfaqësuesit e shëndetësisë ngrejnë shqetësimin se edhe karta e pacientit me 16 të drejtat që ai ka në institucionet shëndetësore nuk zbatohet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren