TIRANE- Ngritja e Gjykatave Administrative do të jetë një proces që do të mbyllet deri në fund të këtij viti në mënyrë që kjo strukturë gjyqësore të jetë funksionale në Janar të vitit të ardhshëm. Në një interviste për RTV SCAN Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka spjeguar gjithë procedurat e ngritjes së këtij sistemi të ri në gjyqësor.
Sipas tij do të jetë Ministria e Drejtësisë dikasteri që do merret me përgatitjen e infrastrukturës së gjykatave.
Përsa i përket godinave, në 5 Qarqe të vendit do të gjenden ambientet pranë gjykatave ekgzistuese, ndërsa në Tiranë janë miratuar fondet për dy godinat e reja të posaçme.
Më tej ministri thotë se në muajin shtator të këtij viti, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidentin do të nisë përcaktimit I numrit të gjyqtarëve dhe procesi testues e përzgjedhës. (TVSCAN.ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com