TIRANË-Partia Demokratike ka akuzuar maxhorancën se po përpiqet të kapë drejtësinë, ta nënshtrojë dhe përdorë atë për të krijuar mbrojtje për korrupsionin dhe të inkriminuarit në qeveri.
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi në një deklaratë për mediat sot, u shpreh se "qëllimi i vetëm i maxhorancës është kapja politike e drejtësisë, pasi i duhet një drejtësi e gjunjëzuar dhe jo një drejtësi e pavarur, një drejtësi politike e bindur dhe e nënshtruar, dhe jo një drejtësi që t'i tregojë vendin sa herë shkel ligjin e Kushetutën".
Halimi, përdor si argument për kapjen e drejtësisë, jo vetëm faktin se kryeministri po përdor frymën e shtetit policor ku udhëheqësi i partisë flet dhe policia arreston pa pyetur për Kushtetutë, për ligj dhe për të drejta të qytetarëve, por kërkon të çojë në KLD, ish- gjyqtarin e diktaturës që ka dënuar në emër të Enver Hoxhës 30 vjet më parë", tha Halimi. /ATSH/