Kundërshtia dhe kontestimi ndaj qeverisjes së kryeministrit Berisha nuk është përmbyllur vetëm në zonat urbane, por dhe në zonat rurale, pikërisht aty ku Berisha e ndjen veten më të fortë në ballafaqimet elektorale. Dhe akuzat për keqqeverisje dhe lënie pas dorë nuk kanë ardhur nga njerëz dokudo, por nga të afërm të liderëve të partive aleate me vetë kryeministrin Berisha, ku e akuzojnë se varfëria u ka shkuar në palcë. Ka qënë vetë halla e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe rivalit të vetëm të Ilir Metës për postin e kryetarit të partisë, Luan Rama ajo e cila nuk ka munguar ta akuzojë kryeministrin e vendit, si një mashtrues, hajdut që shiti dhe vendin madje.

Fakti është bërë publik përmes një dokumentari të shfaqur në kongresin e djeshëm të gruas socialiste, teksa Zenepe Limani, një grua në moshë, e lodhur nga jeta dhe nga varfëria nga zona e thellë e Martaneshit është shprehur me tone të forta kundër kryeministrit Berisha. Pavarësisht se ajo e ka nip Luan Ramën, numrin dy të LSI, parti kjo e dytë në qeverisje. "Ne jemi pa drita, por për ne kush kujdeset. Ai mashtruesi? Kujton se është shteti ai. Ai është mashtrues. Ai hajdut, ai rrenacak. Shiti Shqipërinë nga ana e anës. Rrejti të gjithë Shqipërinë, mos e gëzoftë jetën e vet", është shprehur Zenepe Limani, halla e Luan Ramës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com ose në versionin Online duke klikuar  KETU