Halle Berry pavarësisht rolit të saj në miniseritë “Extent” ka gjetur kohë që të lançojë parfumin e ri “Wild Essence”.

Ajo shfaqet në një foto me sfond në xhungël dhe lëkurë të nxirë e me shkëlqim për t’u përshtatur me një “banore” të denjë pylli.

Halle shkruan, “Aroma gjendet në trupin dhe shpirtin e një gruaje dhe bëhet më sensuale në natyrë”.

halle berry

Parfumi ka si qëllim të arrijë një esencë sensuale natyrore nga lulet.

Kjo është aroma e saj e gjashtë duke iu bashkuar Exotic Jasmine, Closer, Pure Orchid dhe emri i saj Halle Perfume.

Halle është mama e dy fëmijëve, vajzës Nahla me ish bashkëshortin Gabriel Aubry dhe djali Maceo, i cili mbush 1 vjeç në nëntor me bashkëshortin aktual Olivier Martinez.
Redaksia Online                          
(g.m/shqiptarja.com)