Hallet nuk kanë të sosur për vajzën
e paralizuar, tërmeti i prish shtëpinë

Hallet nuk kanë të sosur për vajzën<br />e paralizuar, tërmeti i prish shtëpinë
Mes jetës dhe vdekjes jeton familja 3 anëtarëshe e Pashk Gjocit nga fshati Ndërfushas i Miriditës.
 
Tërmeti i rënë në muajin prill thuajse e ka nxjerrë jashtë funksionit shtëpinë e tyre. Sikur të mos mjaftonte varfëria dhe goca e tyre e paralizuar familjes, Gjoci iu është shtuar edhe frika me të cilën jetojnë çdo ditë, duke falenderuar zotin për një ditë plus, pasi muret e shtëpisë së tyre janë tërësisht të hapura dhe pritet që të shemben nga momenti në moment.

[gallery]22450[/gallery]
 
Një komision i bashkisë së Mirditës ka bërë verifikimin e situatës dhe vlerësimi i tyre e përcakton banesën jashtë përdorimit. Por deri tani nuk është marrë ndonjë vendim për zgjidhjen e problemit.
Mosha e madhe e kryefamiljarit  dhe bashkëshortes së tij ka bërë që ata mos të kenë mundësi për të riparuar sadopak shtëpinë, por ajo që i shqetëson më shumë Pashk dhe Luiza Gjocin, është vajza e tyre 45 vjeçe e cila është e paralizuar në të dyja këmbët dhe e kanë të pamundur për t’u kujdesur për të.
 
Vajzës së Mimozës si pasojë e një sëmundje të rrallë i kanë prerë njërën këmbë që në moshën 16 vjeçe, por me kalimin e kohës sëmundja i ka kapur edhe këmbën tjetër!
 
“Kam këputur këmbën që 16 vjeçe, Ma kanë prerë, nga sëmundja më ka kapur edhe këmbën tjetër. Tani nuk mund të lëviz fare. Tani më janë bërë edhe duart. Kam afër 30 vjet kështu”, shprehet Mimoza Gjoci.
 
“Unë jam Liza Gjoci në moshën 70 vjeçare, plaku 75 vjeç. Një fëmijë e kemi të sëmurë invalide, para 30 vjetësh i është këputur këmba. Nga ajo këmbë i janë deformuar edhe duart dhe këmba tjetër. Ajo nuk mund të lëvizë fare, mbas sëmundjes ra dhe tërmeti dhe më shkatërroi fare. Po pati mundësi shteti të na ndihmojnë sa mundet. Ne nuk kemi mundësi ta përballojmë gjithë këtë që na ka gjetur, nuk mund ta rregullojmë, vetëm nëse na nxjerrin me skavator”, shprehet Liza Gjoci, e ëma e Mimozës.
 
Kjo familje jeton më një pension invaliditeti të gocës dhe pensionin e pleqërisë së çiftit të cilat në total e arrijnë vlerën e 20 mijë lekëve, ç’ka është fare e pamjaftueshme duke përfshirë ilaçet që i duhen kësaj familje. Familja Gjoca bën pel për ndihmë pasi jetojnë në kushte tepër të rënda.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës