‘Hallexhiu’ që hodhi këpucën drejt Ramës, ndërtime pa leje dhe buzë detit në Sarandë

Një tentativë për të goditur me këpucë Kryeministrin Edi Rama ndërsa vizitonte në spital të lënduarit e përplasjes mes policisë dhe protestuesve të Unazës së Re, e ktheu Ilias Katirajn në një personazh në portalet pranë opozitës. Gjatë seancës gjyqësore ku caktohej ndaj Katirajt masa e sigurisë “arrest me burg”, bashkëshortja e tij ashtu sikurse deputetët e Partisë Demokratike thanë se akti i kryer prej tij kishte për bazë faktin se qeveria po i shkatërronte objektin ku ai banonte në zonën e Astirit. Sipas tyre, Katiraj e ka këtë objekt mundësinë e vetme për të mbijetuar dhe mbajtur familjen.

Por çfarë rezulton nga një verifikim i thjeshtë dokumentesh zyrtare?! Ilias Katiraj nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit, duke zënë gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës. Ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili. Të qenit zaptues profesionist, Katiraj e ka të çertifikuar me firmën dhe vulën e një personazhi të njohur, ish-Drejtorit të ALUIZN-it të qeverisjes së Partisë Demokratike, Shaban Memisë. Sipas dokumenteve dhe fotove që shikoni, Katiraj ka objekt 3 kate në Berdenesh të Sarandës, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 498.5 metra dhe sipërfaqe totale ndërtimi për banim 378 m2. Për këtë objekt pa leje, Katiraj ka marrë fletën e legalizimit në 3 Mars të vitit 2009, firmosur nga ish-drejtori i ALUIZN-it, Shaban Memia. Ndërtesa 4-katëshe është legalizuar, edhe pse është buzë detit,. duke shkelur çdo ligj për ndërtimet në bregdet.

Ka ndërtuar pa leje në Sarandë, në zonën më të lakmuar të turizmit. Ka përfituar nga legalizimi duke u bërë pronar i një godinë të bollshme në sipërfaqe. Ilias Katiraj nuk ndalet me kaq. Ai po i kërkon qeverisë që të heqë mënjanë nga lekët e taksapaguesve disa para tjera për ta bërë pronar e shpronësuar edhe për një tjetër objekt të ndërtuar pa leje në Unazën e Madhe. E pavarësisht se rezulton pronar objektesh 3 katëshe në bregdet, Katiraj të gjithë betejën e justifikon me nevojën për “mbijetëse”. Madje, i irrituar pse nuk e bëjnë pronar edhe në mes të Tiranës, është i gatshëm të preket në seder e të heqë këpucën për ta hedhur drejt Kryeministrit.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 29/11/2018 11:00

    fadromën këtij plehrës për cdo ndërtim pa leje.

    Përgjigju
  • populli: 29/11/2018 05:05

    ja dhe krrimbate e gjizes te mbeshteture nga PD HYYY plera

    Përgjigju
  • Artan Kasa: 28/11/2018 20:24

    Nuk duhet absolutisht asnje legalizim. Kush ndertoi pa leje dhe zaptoi toka lozi bixhoz. Pse mos te paguajme ti blejme shtepi per dike qe ka humb pare ne lojrat e fatit pastaj? Edhe ata kane familje dhe femije e duan strehim... edhe ata ben nje akt te papergjegjshem si keta zaptuesit por jo te paligjshem. Shqiptaret duhet te mesojne se veprimet e tyre kan konsekuenca dhe ata do ti paguajne keto konsekuenca jo te tjeret per ta. Nje mesues qe ska shkejl kurre ligjin e ska ndertu pa leje apo zaptu toka nuk ka pse paguan per keta felliqesira. C'eshte kjo shoqeri qe njeriun i cili zbaton ligjin e penalizon dhe e ben te paguaj per ata qe e shkelin ate....

    Përgjigju
  • .com: 28/11/2018 19:25

    Kadri Katiraj

    Përgjigju
  • Robshi: 28/11/2018 19:04

    Në sarandë e tepërt...Nëse është e vërtetë smeriton shpërblim madje edhe ajo në bregdet ti zbythet...mgjthate meqë investiguat këtë cenuesin e sedres se të madhit...pse nuk verifikoni dhe hallegjite që skene ku të mbyten...apo ato nuk i shkojnë përshtat redaksisë meqë është e pavarur...

    Përgjigju
  • oni: 28/11/2018 18:20

    kapi qent mashtrues se jane mesuar me rremuje per te perfituar same shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!

Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!