LEZHE-Në qytetin e Lezhës Halloween nuk është traditë, por të rinjtë guxojnë të festojnë ndryshe. Festa nisi mbrëmjen e të premtes dhe gjithçka është festuar në lokale deri në orët e para të mëngjesit. Festime të tilla janë risi në mënyrën e argëtimit të të rinjve e qytetarëve të Lezhës.

Maskat kanë qenë të pakta pasi ato nuk gjenden në Lezhë, por pikturat në fytyre kanë qenë të shumta tek qytetarët kjo për tu identifikuar se ato do të argëtohen në ditët e ardhjes së shpirtrave. Në këtë festë janë përfshirë të gjitha moshat dhe kjo përbën një veçanti në Lezhë.

’Jam shumë i emocionuar sepse kjo festë më së fundi po festohet edhe në veri sidomos në Lezhë, është një festë shumë e bukur dhe shpresoj të bëhet traditë.”
“Kjo është një festë që festohet në gjithë europën, është mirë që të festohet cdo vit, sepse i përket cdo lloj moshe si fëmijërisë si moshës tonë si edhe më të rriturve,”-shprehuet qytetatët.
Edhe kuzhina i është përshtatur kësaj feste. Në restorantet e Lezhës janë servirur gatime që i dedikohen kësaj nate, ndërsa janë shijuar së tepërmi nga qytetarët.

Kemi bërë një menu që t’ia dedikojmë festës, me forma që të fusin frikën me forma që të kujtojnë vdekjen si mumja , një arkivol, kam parë shumë njerëz dhe janë stepur te pjesa e konsumimit, kemi bërë mish qengji në formën e merimangës , duke e punuar i japim atë efektin e frikshëm, por mos harrojmë se janë shumë të shijshëm.

Ky është viti i dytë që festa e Halloween festohet edhe në Lezhë, ndërsa është vlerësuar si diçka mjaft interesante. Aktualisht në festime janë përfshirë ata që duan diçka ndryshe, por vlerësojnë nevojën për një përfshirje masive në këtë festë.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO