Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian ka anuluar vendimin e bllokut për të mbajtur lëvizjen palestineze islamike të Hamas në listën e grupeve terroriste.
Sipas gjyqtarëve, vendimi nuk ishte bazuar në veprimet e Hamas, por në informacionet e marra nga interneti dhe mediat. Gjithsesi ngrirja e financimeve për anëtarët e Hamas do të jenë edhe për 3 muaj në listën e zezë.
Hamas njihet për dominimin në Gaza, e cila njohu këtë verë 50 ditë luftë intensive me mijëra të vrarë. Grupi është përcaktuar si një organizatë terrorsite nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera për shkak të sulmeve të saj në Gaza dhe refuzimit për të hequr dorë nga dhuna. Ndërsa mbështetësit e saj e cilësojnë një lëvizje legjitime të rezistencës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com