Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të kryejë "sulme të fuqishme dhe të menjëhershme" kundër pozicioneve dhe infrastrukturës së Hamasit në Rafah, Rripin e Gazës, pas shkëmbimeve të zjarrit midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite, të cilat qeveria izraelite i quajti një "shkelje serioze të armëpushimit" nga lëvizja islamisto-palestineze.
Të paktën 2 persona u vranë nga këto sulme dhe katër të tjerë u plagosën.
Disa minuta më vonë, Hamasi shtyu dorëzimin e trupit të njërit prej pengjeve, i cili ishte planifikuar për këtë mbrëmje, pas asaj që i quajti "shkelje" izraelite të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
"Ne do ta shtyjmë dorëzimin e sotëm për shkak të shkeljeve të okupimit", thanë Brigadat Ezzedine Al-Qassam në një deklaratë, duke shtuar se çdo "përshkallëzim izraelit do të pengojë kërkimin dhe rikuperimin e trupave".
Sipas disa mediave të huaja, Netanyahu po shqyrton zhvendosjen e Vijës së Verdhë që ndan Gazën në dy pjesë, duke vendosur territor shtesë nën kontrollin e IDF-së.
"Fakti që Hamasi vazhdon të luajë me të tjerët dhe nuk i transferon menjëherë të gjithë trupat e të rënëve tanë është në vetvete provë se organizata terroriste është ende në këmbë", tha Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir.
"Nuk kemi më nevojë të 'nxjerrim një çmim nga Hamasi' për shkeljet. Duhet ta shkatërrojmë plotësisht, një herë e përgjithmonë, në përputhje me objektivin qendror të përcaktuar për Luftën e Rilindjes", shtoi ministri i Financave Bezalel Smotrich.
Lëvizja islamiste palestineze Hamas ka deklaruar se nuk është përgjegjëse për sulmin kundër një patrulle të IDF-së këtë pasdite në Rafah, e cila shkaktoi rifillimin e sulmeve izraelite në Gaza.
Në një deklaratë të lëshuar në kanalin e saj Telegram, Hamasi e përshkroi përgjigjen ushtarake të Izraelit ndaj një sulmi të dyshuar ndaj forcave të saj në Rafah si një "shkelje flagrante" të marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar në Egjipt më 9 tetor.

Të paktën dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën të martën pas një sulmi izraelit në lagjen Sabra, në jug të qytetit të Gazës, sipas Mbrojtjes Civile të Gazës.
Sipas mediave, kanë qenë tre sulme ajrore që janë nisur nga Izraeli kundër Qytetit të Gazës, ndërsa burime lokale, të cituara nga mediat ndërkombëtare, raportuan se sulmet kishin në shënjestër një zonë pranë spitalit më të madh në Gazën veriore.
Hamasi ka përsëritur qëllimin e tij për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të dorëzuar të gjithë pengjet, por sipas Hamasit, Izraeli është duke e penguar zbatimin e saj.
"Nuk kemi interes të fshehim trupat e ndonjë të burgosuri ose të vonojnë në dorëzimin e tyre. Pohojmë angazhimin tonë të plotë ndaj marrëveshjes. Pushtimi ka refuzuar të lejojë ekipet e kërkimit të hyjnë në zonat e kuqe për të gjetur trupat e të burgosurve. Ne u kërkojmë ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi armikun për të lehtësuar nxjerrjen e trupave të mbetur’, tha Suhail al-Hindi, një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza, sipas Quds.
Përleshje janë raportuar mes forcave të armatosura izraelite (IDF) dhe Hamasit në lindje të qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës. Mediat izraelite raportojnë se lëvizja islamiste ka hapur zjarrin e para, duke shkelur kështu armëpushimin.
Sipas gazetës Haaretz, militantë të Hamasit kanë qëlluar me raketa antitank kundër një njësie të xhenios ushtarake. Ushtria izraelite është kundërpërgjigjur me artileri.
Hamas dhe Izraeli vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit. Izraeli ende, pas dy vitesh, nuk lejon gazetarët të hyjnë në Gaza, ndaj nuk është e mundur të kryhen verifikime të pavarura, përveç atyre nga organizatat ndërkombëtare të pavarura që ndodhen tashmë në territorin e Rripit të Gazës.
Komente












Nuk ben paqe izraeli per jete te jeteve .Erdhen pengjet gjalle fal trampit dhe asgje me shume.Izraeli me lufte e bazuar te amerikanet mban gjalle konfliktet ne boten arabe ne menyre qe aleati itij i perjetshem te shes armet moderne Keshtu eshte jeta e izraelit Mjere ata qe vriten Politikanet si ne cdo vend te botes jete prallore
PërgjigjuVazhdojn me kerku nje pretekst shteti terrorist izraelian. Kerkojn trupat e tyre e trupi i nje ushtari u soll por ata nuk kerkojn nje pretekst kot
Përgjigju