Hamasi njoftoi se nuk merr pjesë në bisedimet për armëpushim: S’ka progres për fundin e luftës! Bie mbështetja për Netanyahun

Hamasi ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Zyrtarë të Hamasit kanë informuar ndërmjetësuesit e bisedimeve se nuk mund të jenë pjesë për sa kohë nuk ka progres lidhur me kërkesat e tyre për fundin e luftës në rripin e Gazës dhe për tërheqjen e trupave izraelite.

Nga ana tjetër lideri politik i Hamasit, Ismail Haniye, që humbi tre djemtë e tij dhe nipërit në sulmet e një dite më parë, hodhi poshtë pretendimet e mediave izraelite se vdekja e tyre do të ndikonte negociata. Ndërkaq autoritetet në Gaza kanë bërë të ditur se nga nisja e luftës deri tani janë vrarë rreth 33 600 palestinezë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 89 viktima dhe 120 të tjerë janë plagosur.

Por duket se pas më shumë se 6 muaj luftë në Gaza edhe mbështetja për kryeministrin Beniamin Netanyahu, ka rënë ndeshëm në radhët e izraelitëve. Sipas një sondazhi të bërë publik nga mediat 47% e izraelitëve do të donin ministri i jashtëm Benny Gantz të mbante detyrën e kryeministrit dhe vetëm 35% e të pyeturve ishin në favor të rizgjedhjes së Netanyahut.

Në një tjetër zhvillim që lidhet me lindjen e mesme, bëhet e ditur se Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Looyd Austin në një bisedë me homologun izraelit Yov gallant ripoësëriti qëndrimin e mbështetjes së palëkundur të Amerikës për mbrojtjen e Izraelit përballë kërcënimeve të Iranit pas sulmit në konsullatën e damaskut. Por gjatë bisedës mes tyre, Austin ka ritheksuar faktin se SHBA nuk ishte njoftuar për sulmin në Damask.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Izraeli: Rreth 40 raketa nga Libani drejt veriut të vendit

1711007950_gaza.JPG

Rreth 40 raketa u lëshuan nga Libani në drejtim të veriut tw Izraelit, ku sirenat e alarmit kanë rënë disa herë në orët e fundit. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi ushtarak, duke shtuar se "disa u goditwn nw ajwr, ndërsa pjesa tjetër ranë në zona të hapura. Nuk raportohet për viktima".

K.M//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 12/04/2024 22:22

    Cifutet do te kene fund te keq se po e kruajne vete me te gjithe shtetete lindjes se mesme

    Përgjigju
    • Ergys: 12/04/2024 23:39

      1 hebre i vrare llogaritet me 1000 suunit. Vere e kruajten sunitet,te vuajn pasojat

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'