Ushtarët e Hamasit
Hamasi ka hedhur poshtë idenë se Kryqi i Kuq do të vizitojë pengjet izraelitë që nuk janë përfshirë në fazën e parë të marrëveshjes.
Gazeta Haaretz ka shkruar në një artikull se Hamasi në vend të kësaj u ka komunikuar përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq se ata do të informohen për kushtet e tyre.
Ditët e fundit, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pretendoi se Tel Avivi kishte negociuar përfshirjen e një klauzole në marrëveshje që do të lejonte Kryqin e Kuq të vizitonte të gjithë pengjet e mbetura në Gaza, një pretendim i mohuar nga organizata:
"Deri më tani, Kryqi Kuq nuk është informuar për ndonjë marrëveshje të arritur nga të dyja palët në lidhje me vizitat e pengjeve. Nëse bien dakord, Kryqi i Kuq është i gatshëm ta bëjë këtë, por nuk merr pjesë në negociatat ndërmjet palëve në konflikt", thuhet në artikullin e gazetës.
Ndërkohë, e njëjta gazetë raportoi se Hamasi po përgatit lirimin pa kushte të 23 pengjeve tajlandeze, si rezultat i ndërmjetësimit të Iranit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lirohen 25 pengjet e para, 13 izraelitë dhe 12 tajlandezë! Biden: Ky është vetëm fillimi i marrëveshjes! Lirohen 39 të burgosur palestinezë











