Lufta/ Lirohen 25 pengjet e para, 13 izraelitë dhe 12 tajlandezë! Biden: Ky është vetëm fillimi i marrëveshjes! Lirohen 39 të burgosur palestinezë

Presidenti amerikan Joe Biden tha se lirimi i pengjeve është vetëm fillimi dhe se deri më tani procesi ka shkuar mirë.

“Jam angazhuar me ekipin tim ndërsa fillojmë me ditët e para të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Biden në një fjalim të shkurtër të mbajtur nga Nantucket, të shtetit Masaçusets.

Biden shtoi se duhet të jemi mirënjohës për familjet që tashmë janë ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur, në kuadrin e fazës së parë të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.

Ndër të tjera, ai u shpreh se pret që në ditët në vazhdim, dhjetëra persona të tjerë që mbahen peng do t’u rikthehen familjeve të tyre. Ai u zotua për dyfishimin e përpjekjeve për të arritur edhe lirimin e tyre.

Të gjitha këto pengje kanë kaluar një situatë të tmerrshme dhe ky është fillimi i një rrugëtimi drejt shërimit të tyre. Arushët që mirëpresin këta fëmijë në spital, shërbejnë si një kujtesë për traumën që kanë kaluar këta fëmijë në një moshë shumë të re”, tha Presidenti Biden.

39 të burgosur palestinezë janë liruar nga Izraeli këtë të premte.

Të burgosurit e liruar janë 24 gra dhe 15 djem adoleshentë, të cilët u dorëzuan në postbllokun e Beitunia, pranë Ramallah.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi. Nga ora 16 do të fillojë edhe shkëmbimi i parë mes pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.

Edhe pse një raketë e lëshuar nga Gaza u kap pas fillimit të armëpushimit. Izraeli ka njoftuar familjet e të rrëmbyerve se ata do të lirohen së pari.

Marrëveshja, e cila ngeci mbrëmë, parashikon një armëpushim katërditor në operacionet ushtarake në Gaza dhe shkëmbimin e 50 izraelitëve të rrëmbyer për 150 të burgosur palestinezë.

Burime në vendkalimin Rafah dhe Gjysmëhënës së Kuqe raportuan se për herë të parë që nga fillimi i luftës, qindra njerëz presin të kalojnë kufirin Rafah, nga pala egjiptiane dhe palestineze dhe pa një listë paraprake. 

Midis tyre ka të huaj dhe egjiptianë të ngecur në Gaza dhe që duan të kalojnë në Egjipt, dhe palestinezë të ngecur në Sinai dhe qytete të tjera egjiptiane që largohen nga Egjipti për t'u kthyer në Gaza. Ndërkohë, kamionët me ndihma vazhdojnë të kalojnë në vendkalim, në koordinim me UNRWA dhe Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane dhe Palestineze.

Ismail Haniyeh, lideri i grupit islamik palestinez Hamas, tha se grupi është i përkushtuar dhe pro një armëpushimi dhe lirimit të pengjeve izraelite, për sa kohë Izraeli është i angazhuar  në një çështje të tillë.

Përpjekjet e ndërmjetësimit të Egjiptit çuan në lirimin e 12 pengjeve tajlandeze si dhe 13 pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Këtë e ka raportuar televizioni publik egjiptian Al-Qahera , duke cituar kreun e inteligjencës së Kajros. Më parë Egjipti kishte njoftuar se Rafah, në kufirin me Rripin e Gazës, po përgatitet të mirëpresë pengjet e parë që më pas do t'i dorëzohen Izraelit. Dymbëdhjetë prej tyre janë nga kibuci Nir Oz.

Dymbëdhjetë shtetas tajlandez të marrë peng nga Hamasi tashmë janë liruar, ka thënë kryeministri i Tajlandës.

“Është konfirmuar nga departamenti i sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme se 12 pengje tajlandeze janë liruar tashmë”, shkroi Srettha Thavisin në X (ish-Twitter)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
OBSH e shqetësuar për fatin e drejtorit të spitalit Al-Shifa

1700862995_gazaa.JPG

Mohammad Abu Salmiya

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka informacion mbi fatin e Mohammad Abu Salmiya, drejtorit të spitalit al-Shifa në Gaza, i cili u arrestua këtë javë nga Izraeli.

OBSH ka bërë thirrje për respektimin e plotë të drejtave të kryemjekut.

Arrestimi i Mohammad Abu Salmiya, është bërë e ditur nga vetë OBSH më 22 nëntor, së bashku me 5 punonjës të tjerë nga stafi i spitalit, teksa merrnin pjesë në një mision të Kombeve të Bashkuara për evakuimin e pacientëve, transmetomn La Reppublica.

Ora 21:38
Gaza/ Biden: Në kontakt me palët për zbatimin e 'çdo aspekti' të marrëveshjes për pengjet

Presidenti amerikan Joe Biden tha se lirimi i pengjeve është vetëm fillimi dhe se deri më tani procesi ka shkuar mirë.

“Jam angazhuar me ekipin tim ndërsa fillojmë me ditët e para të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Biden në një fjalim të shkurtër të mbajtur nga Nantucket, të shtetit Masaçusets.

Presidenti Biden tha se duhet të jemi mirënjohës për familjet që tashmë janë ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur, në kuadrin e fazës së parë të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.

Ndër të tjera, ai u shpreh se pret që në ditët në vazhdim, dhjetëra persona të tjerë që mbahen peng do t’u rikthehen familjeve të tyre. Ai u zotua për dyfishimin e përpjekjeve për të arritur edhe lirimin e tyre.

Të gjitha këto pengje kanë kaluar një situatë të tmerrshme dhe ky është fillimi i një rrugëtimi drejt shërimit të tyre. Arushët që mirëpresin këta fëmijë në spital, shërbejnë si një kujtesë për traumën që kanë kaluar këta fëmijë në një moshë shumë të re”, tha Presidenti Biden.

 Biden deklaroi se Hamasi e bëri sulmin terrorist pikërisht sepse i frikësohet bashkëjetesës në paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ndërsa i hedhim sytë drejt së ardhmes, duhet t’i japim fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme. Duhet ta shtojmë vendosmërinë tonë për një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë një ditë krah për krah, sipas një zgjidhjeje me dy shtete, me nivel të barabartë lirie dhe dinjiteti”, tha Biden./ VOA

Ora 20:41
Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë

39 të burgosur palestinezë janë liruar nga Izraeli këtë të premte.

Të burgosurit e liruar janë 24 gra dhe 15 djem adoleshentë, të cilët u dorëzuan në postbllokun e Beitunia, pranë Ramallah.

Lirimi i tyre ka sjellë entuziasëm tek bashkatdhetarët të cilët i kanë pritur me festime dhe ovacione.

Ora 15:54
Irani sugjeron mbajtjen e referendumit për të ardhmen e Palestinës

1700837571_foyo.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Mbajtja e një referendumi mes palestinezëve për të ardhmen e territoreve të tyre është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjen palestineze”.

Kështu u shpreh zëvendësministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri Kani, raporton Tass.

“E vetmja zgjidhje për çështjen palestineze është mbajtja e një referendumi në të cilin do të marrin pjesë të gjithë palestinezët: si ata që jetojnë në territoret e pushtuara ashtu edhe ata që i lanë ato dhe jetojnë në vende të tjera. Ata duhet të përcaktojnë vetë fatin e tyre dhe të zgjedhin vetë mekanizmin e dëshiruar të qeverisjes”, citoi agjencia e lajmeve IRNA të thoshte diplomati.

Zëvendësministri i Jashtëm vuri në dukje se “zgjidhja e çështjes palestineze duhet të jetë në duart e vetë palestinezëve”, të cilët “nuk kanë nevojë për kujdestarë të jashtëm”.

“Problemet fillojnë kur jo-palestinezët duan të marrin një vendim për çështjen palestineze”, shtoi ai.

Ora 15:23
Lufta Izrael-Hamas, lirohen 12 pengje tajlandeze

1700835780_pepe.jpg

Foto e pengjeve

Dymbëdhjetë shtetas tajlandez të marrë peng nga Hamasi tashmë janë liruar, ka thënë kryeministri i Tajlandës.

“Është konfirmuar nga departamenti i sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme se 12 pengje tajlandeze janë liruar tashmë”, shkroi Srettha Thavisin në X (ish-Twitter)

Ai shtoi se zyrtarët e ambasadës janë rrugës për t’i marrë ata.

Lirimi i shtetasve tajlandez nuk është pjesë e marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit që u ndërmjetësua nga Katari.

Ora 15:15
Hamas: Do të lirojmë të gjithë pengjet nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë

1700835221_us.jpg

Ushtar i Hamasit

Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë. Ndërkohë, gratë palestineze të burgosura po transferohen nga një burg izraelit pranë Haifës në një qendër paraburgimi pranë Ramallah, përpara lirimit të tyre, sipas një raporti të Al Jazeera.

Ato pritet të lirohen si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi katërditor të ndërmjetësuar nga Izraeli dhe Hamasi që hyri në fuqi të premten në mëngjes.

Nga ana e tyre, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë përfunduar përgatitjet për pritjen e pengjeve. Në një përditësim në rrjetet sociale, ata thonë se janë përgatitur disa lokacione për transportin e tyre, si dhe për ndihmë psikologjike apo dhe mjekësore.

Pas pritjes dhe trajtimit fillestar mjekësor, pengjet do të transferohen në spitale në Izrael, ku do të priten nga të afërmit e tyre.

Ushtria izraelite publikoi gjithashtu foto të përgatitjeve, duke përfshirë imazhe të një këndi lojërash të ngritur për fëmijët, çanta me ato që dukej të ishin furnizime mjekësore ose të tjera humanitare dhe një helikopter ushtarak për të transportuar pengjet.

Ora 15:10
Zyrtari palestinez: Izraeli do të lirojë sot 39 të burgosur

1700835033_nas.jpg

Fotot e pengjeve

Sipas një njoftimi të një zyrtari palestinez, Izraeli do të lirojë 39 të burgosur këtë të premte si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të rënë dakord me Hamasin.

Komisioneri palestinez për të burgosurit, Qadura Fares, tha se grupi do të përbëhet nga 24 gra dhe 15 djem adoleshentë nga Bregu Perëndimor.

Ata do t’i dorëzohen Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në burgun ushtarak Ofer të Izraelit rreth orës 16:00 me orën lokale.

“Pasi Kryqi i Kuq të pranojë të burgosurit palestinezë, ata nga Jeruzalemi do të shkojnë në Jerusalem dhe ata nga Bregu Perëndimor do të mblidhen në këshillin komunal të Betunias, ku do të priten nga familjet e tyre”, tha Fares.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli do të lirojë gjithsej 150 të burgosur gjatë armëpushimit katërditor në këmbim të 50 pengjeve të mbajtura në Gaza.

Ora 14:55
Lideri i Hamas: Pro armëpushimit dhe lirimit të pengjeve për sa kohë Izraeli është i angazhuar

1700834578_lid.jpg

Ismail Haniyeh, lideri i grupit islamik palestinez Hamas

Ismail Haniyeh, lideri i grupit islamik palestinez Hamas, tha se grupi është i përkushtuar dhe pro një armëpushimi dhe lirimit të pengjeve izraelite, për sa kohë Izraeli është i angazhuar  në një çështje të tillë.

Kujtojmë se sot (24 Nëntor) në orën 16:00 do të lirohen 13 pengjet e para nga Rripi i Gazës.

Ora 12:50
Hezbollahu: Ne respektojmë armëpushimin me kusht që të mos ketë sulme në Libanin jugor

1700826494_hs.jpg

Ushtria e Hezbollahut

Hezbollahu libanez sigurojnë se duan të respektojnë armëpushimin 4-ditor, i cili hyri në fuqi mëngjesin e sotëm, pa qëlluar ndaj pozicioneve ushtarake izraelite nga Libani jugor. 

Duke folur për gazetën libaneze L'Orient-Le Jour, një burim i Hezbollahut tha: "Ne do të respektojmë armëpushimin e dekretuar në Gaza me kusht që Izraeli të mos sulmojë Libanin jugor. Nëse do ta bënte këtë, ne sigurisht nuk do të jemi mbetur boshe”.

Ora 12:46
VIDEO/ Media palestineze: Shtatë palestinezë u plagosën ndërsa përpiqeshin të shkonin nga jugu në veri të Gazës

1700826178_12.jpg

Dy gra të zhvendosura në Gaza shpërthyen në lot pasi zbuluan se shtëpia e tyre ishte kthyer në rrënoja nga bombardimet izraelite.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa njoftoi se të paktën shtatë palestinezë u plagosën pasi u qëlluan nga ushtarët izraelitë që donin t'i pengonin ata të ktheheshin në veri të Gazës. 

Duke pasur parasysh pauzën në luftime, shumë palestinezë në jug kanë vendosur të kthehen në veri, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga forcat izraelite se i gjithë sektori verior i enklavës mbetet një zonë lufte dhe se askush nuk do të lejohet të lëvizë nga jugu në Veriu gjatë armëpushimit.

 

Ora 12:30
Ministri i Mbrojtjes së Italisë Crosetto mbërrin në Izrael

1700825369_13.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, mbërrin në Izrael

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, ka mbërritur në Izrael për një seri “takimesh institucionale në emër të dialogut”. 

Këtë gjë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në platformën X (ish-Twitter).

 

Ora 12:26
Pengjet e para të liruar nga Gaza do të mbërrijnë në Izrael në orën 18:00

1699644349_gaza.PNG

Pamje nga bombardimet izraelite në Gaza

Të paktën 13 pengjet që do të lirohen sot (24 Nëntor) nga Rripi i Gazës pritet të mbërrijnë në Izrael në orën 18:00 me orën lokale. 

Këtë e raporton gazeta Haaretz duke cituar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Njerëzit e liruar do të merren nga ushtria izraelite "afër kufirit", deklaroi IDF. 

Ata më vonë do të transferohen në bazën ajrore Hatzerim në Izraelin jugor. Nga këtu ata më pas do të dërgohen në spitale dhe do të bashkohen me familjet e tyre.

Ora 12:20
Pas armëpushimit në Gaza, forcat izraelite vijojnë bastisjet në Bregun Perëndimor

1700824806_ilu.jpg

Forcat izraelite

Pas pauzës së luftimeve në Rripin e Gazës, forcat izraelite kanë vazhduar bastisjet e tyre në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shoqata e të burgosurve palestinezë tha se një palestinez 22-vjeçar u vra gjatë një bastisjeje në Jeriko, raporton Al Jazeera.

Një tjetër palestinez i cili u plagos rëndë në një bastisje në Tulkarem, gjithashtu ka vdekur, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Mëngjesin e së premtes (24 Nëntor), forcat izraelite arrestuan edhe disa persona në qytetin Tarqumiyah, në perëndim të Hebronit.

Të paktën 231 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, duke përfshirë gjashtë të burgosur që vdiqën në paraburgimin izraelit.

Ora 11:37
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, familjarët me lot në sy presin lirimin e pengjeve

1700822178_kjhds.jpg

Famljarët duke mbajtur pankarta me fotot e pengjeve

Familjet dhe të afërmit e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës po presin me padurim lirimin e të dashurve të tyre. Duke mbajtur fotografitë e personave që u morën me dhunë nga grupi militant, qindra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të Tel Avivit.

Ata shprehën gëzimin e tyre për lirimin e pengjeve mirëpo edhe frikën se të afërmit e tyre nuk do të jenë në mesin e 50 personave që do të lirohen  nga 240 që Hamasi po mban me forcë.

“Emocionet janë të përziera. Nga njëra anë, ne jemi shumë të lumtur për çdo peng që do të lirohet dhe do të vijë në familjen e tij. Dhe nga ana tjetër, kam frikë se vëllai im, i cili është vetëm 22 vjeç nuk do të jetë në mesin e tyre. Unë ende kam frikë për jetën e tij pasi nuk dimë asgjë për të, për gjendjen e tij. Pritja është një makth ne vetvete. Por unë shpresoj se marrëveshja për lirimin e pengjeve do të jetë fillimi i një marrëveshje më të gjere”, tha një prej tyre.

Në një mënyrë shumë ndryshe, miqtë e çiftit që u morë pengë nga militantët gjatë festivalit me 7 tetor. Ata kanë vendosur foton e tyre nën ujë, pasi 26 vjeçarja që po mbahet penge nga hamas ishte një adhuruese e zhytjes.

“Ne u përpoqëm të bënim gjithçka. Fillimisht ishim vetëm 10 shokë, por vetëm brenda pak orësh, u bene 400-500 veta që thjesht donin të na ndihmonin te kthenim Noan në shtëpi. Vetë familja nuk është në gjendje të bëjë shumë gjëra. Noa është fëmija e vetme. Nuk ka njeri që të bëjë përpjekje për lirimin e saj”, tha një shok i Argamanit.

Babai i Argamanit, Yaakov Argamani, tha se ndihma e shoqes së vajzës së tij është e paçmueshme. “Unë nuk do të mund ta përballoja gjithë këtë situatë pamiqtë e saj,” deklaroi ai mes lotësh.

Noa Argamani dhe i dashuri i saj, Avinatan Or, tashmë janë në paraburgim për më shumë se 45 ditë.

Ora 10:30
Gazeta Haaretz publikon pamjet e qytetarëve në Gaza teksa përpiqen të kalojnë nga jugu në veri

Momenti kur qytetarët në Gaza presin të kalojnë në pikën kufitare

Videot e publikuara nga Gaza treguan banorët e Rripit të Gazës që përpiqeshin të ktheheshin nga jugu në veri të enklavës palestineze, pavarësisht se ushtria izraelite u kërkon atyre, në njoftime dhe fletëpalosje, të qëndronin larg. 

Këtë gjë e raportoi gazeta Haaretz. Burimet lokale diskutuan edhe për barrierat e vendosura nga ushtria për të dekurajuar çdo përpjekje.

 

Ora 10:22
Shërbimi i Burgjeve të Izraelit nis proçesin e lirimit të burgosurve palestinezë

1700297353_gaza.JPG

Foto kur njerëzit largohen nga Gaza 

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit (IPS) ka nisur procesin e lirimit të të burgosurve palestinezë të cilët pritet të lirohen sot (24 Nëntor) pas armëpushimit të negociuar me Hamasin.

Sipas një deklarate të lëshuar nga IPS, të burgosurit do të transferohen nga burgu Ofer në pikën e kontrollit Beituniya në Bregun Perëndimor.

Ora 09:47
Moska: Janë evakuuar 103 shtetas të tjerë rusë nga Gaza

1700815647_gaza.jpg

 

Pasojat e një sulmi ajror izraelit në Gaza

Janë evakuuar së fundmi 103 shtetas të tjerë rusë nga Rripi i Gazës. Këtë e ka bërë të ditur sot Ministria e Emergjencave të Moskës përmes një mesazhi në Telegram, të cituar nga mediat ndërkombëtare. 

Të paktën 101 shtetas rusë janë transferuar nga Gaza në Egjipt në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të rusëve të zhvendosur në mbi 750. 

Më shumë se 650 njerëz janë dërguar në Rusi deri më tani, duke përfshirë më shumë se 300 fëmijë.

Ora 09:41
Ushtria izraelite: Tuneli i Hamasit që ndodhet nën spitalin al-Shifa është shkatërruar

1700815191_tunel.jpg

Foto nga tuneli që ndodhet nën spitalin al-Shifa

Ushtria izraelite hodhi në erë një tunel i cili ndodhet nën spitalin Al-Shifa në Gaza këtë mëngjes (24 Nëntor), para fillimit të armëpushimit. 

Këtë e raportoi radioja ushtarake. Sipas një zëdhënësi të ushtrisë, Hamasi kishte krijuar "tunel për kryerjen e aktiviteteve terroriste" nën spital. 

Ushtria izraelite arrestoi ditën e djeshme (23 Nëntor) drejtorin e spitalit Shifa, Mohammad Abu Salmiya.

Ora 09:37
Egjipti do furnizojë Gazën me 130 mijë litra naftë, dërgon edhe katër kamionë gaz

1700814992_lkw.jpg

Kamioni me naftë dhe Gaz nga Egjipti në pikën kufitare Rafah

Rreth 130,000 litra naftë dhe katër kamionë gaz do të hyjnë çdo ditë nga Egjipti në Gaza duke filluar nga sot (24 Nëntor).

Këtë e bëri të ditur Diaa Rashwan, presidente e Shërbimit Informativ Shtetëror të Egjiptit.

Ata shtuan se “200 kamionë të ngarkuar me ushqime, ilaçe dhe ujë do të hyjnë gjithashtu çdo ditë për herë të parë që nga fillimi i luftës izraelite në Rrip”. 

Ora 09:31
Sunak: Pauza humanitare është thelbësore për t'i dhënë fund historisë së pengjeve të mbajtura nga Hamasi

1700814674_suna.jpg

Rishi Sunak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se pauza e luftimeve mes Izraeit dhe Hamasit është thelbësore për t'i dhënë fund historisë së tmerrshme të pengjeve të mbajtura nga ky i fundit dhe për të sjellë ndihma humanitare në Gaza.

"Kjo pauzë humanitare është thelbësore për t'i dhënë fund historisë së tmerrshme të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe për të sjellë ndihma jetëshpëtuese në Gaza. Dua të falenderoj Katarin, Egjiptin dhe të gjithë aktorët e tjerë për aktivitetin intensiv diplomatik që na solli këtu. Ne do të ndalemi derisa të gjithë pengjet të kthehen të sigurt", shkroi Sunak në X (ish-Twitter).

Ora 09:29
Lideri i Hamasit, Haniyeh: Armëpushimi është fitorja jonë politike

1700121075_s.jpg

Ushtar i Hamasit

Armëpushimi katërditor në luftime “është një fitore politike e arritur në bazë të fitores së rezistencës në terren”. 

Ismail Haniyeh, një nga liderët e Hamasit, e tha këtë në një takim në Doha me ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian. 

 “Armiku nuk arriti t'i arrijë objektivat e tij, përveç vrasjes së grave, fëmijëve dhe qytetarëve dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre", tha ai.

Ora 08:55
Ushtria izraelite godet pozicionet e Hezbollahut në Liban

1700551577_liba.jpg

Foto ilustruese kur ushtria izraelite godet pozicionet e Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite deklaroi së fundmi se sulmoi vendet e Hezbollahut në Libanin jugor në orët e fundit.

Sipas një deklarate nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të cituar nga mediat lokale, sulmi kishte në shënjestër në mënyrë specifike një vend lëshimi të përdorur për të lëshuar raketa kundër shtetit hebre.

Ora 08:39
Qeveria izraelite përgatitet të sanksionojë gazetën 'Haaretz', shkak lajmet në lidhje me sulmet në Gaza

1700811499_har.jpg

Benjamin Netanyahu

Qeveria izraelite po përgatitet të vendosë sanskione ndaj gazetës Haaretz, me pretendimin se në lajmet e saj për sulmet e ushtrisë kundër Gazës që nga 7 tetori, “ka publikuar propagandë subversive dhe të pabaza dhe publikime provokuese kundër shtetit”.

Sipas një deklarate me shkrim të zyrës së ministrit izraelit të Komunikimeve Shlomo Karhi, ky i fundit i ka sugjeruar qeverisë që të mos bëhen shpallje publike në gazetën Haaretz dhe të ndërpriten abonimet.

Ministri Karhi ka thënë se arsyeja e propozimit të tij për qeverinë ishte “propaganda subversive dhe e pabazë e gazetës Haaretz gjatë luftës dhe botimet e saj provokuese kundër shtetit të Izraelit”, raporton media turke Anadolu.

Karhi ka thënë se ai ka i ka paraqitur një propozim qeverisë për të “ndaluar financimin e gazetës Haarez në çfarëdo mënyre, siç është ndalimi i reklamave dhe tarifave të abonimit për të gjithë përdoruesit e qeverisë, duke përfshirë ushtrinë izraelite, policinë, Inteligjencën e Brendshme Shin-Bet (Shabak), ministritë dhe çdo kompani publike”.

Duke pretenduar se gazeta “miratoi një linjë sulmi që minon qëllimet e luftës, dobëson përpjekjet ushtarake dhe qëndrueshmërinë sociale”, Karhi ka pohuar se ndalimi i blerjes së shërbimeve nga ana e institucioneve shtetërore nga gazeta Haaretz do të zvogëlojë dëmin e rëndë të ndier nga qytetarët izraelitë.

Ora 08:36
Izraeli bombardon Spitalin Indonezian në Gaza

1700811329_foto.jpg

Foto nga Gaza (23 Nëntor)

Forcat izraelite bombarduan gjeneratorët e energjisë të Spitalit Indonezian në veri të Rripit të Gazës sonte (23 Nëntor), tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, transmeton Anadolu.

“Spitali iu nënshtrua bombardimeve të rënda që synuan gjeneratorët e energjisë dhe pjesë të mëdha ndërtesash. Jetët e 200 pacientëve dhe personelit mjekësor janë në rrezik në mes të sulmit”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një deklaratë të shkurtër.

Sulmi erdhi disa orë përpara se të fillojë një pauzë humanitare midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale (0500 GMT) të premten.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë më shumë se 14.854 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve të enklavës.

Numri zyrtar i viktimave në Izrael është 1.200.

Ora 08:28
Hamasi nuk do të lejojë që Kryqi i Kuq të vizitojë pengjet izraelite: Është jashtë marrëveshjes

1700556849_hama.jpg

Ushtarët e Hamasit

Hamasi ka hedhur poshtë idenë se Kryqi i Kuq do të vizitojë pengjet izraelitë që nuk janë përfshirë në fazën e parë të marrëveshjes.

Gazeta Haaretz ka shkruar në një artikull se Hamasi në vend të kësaj u ka komunikuar përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq se ata do të informohen për kushtet e tyre. 

Ditët e fundit, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pretendoi se Tel Avivi kishte negociuar përfshirjen e një klauzole në marrëveshje që do të lejonte Kryqin e Kuq të vizitonte të gjithë pengjet e mbetura në Gaza, një pretendim i mohuar nga organizata:

"Deri më tani, Kryqi Kuq nuk është informuar për ndonjë marrëveshje të arritur nga të dyja palët në lidhje me vizitat e pengjeve. Nëse bien dakord, Kryqi i Kuq është i gatshëm ta bëjë këtë, por nuk merr pjesë në negociatat ndërmjet palëve në konflikt", thuhet në artikullin e gazetës.

Ndërkohë, e njëjta gazetë raportoi se Hamasi po përgatit lirimin pa kushte të 23 pengjeve tajlandeze, si rezultat i ndërmjetësimit të Iranit.

Ora 08:11
Britania premton 30 milionë paund financim shtesë për Gazën

1700664511_gaza.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Mbretëria e Bashkuar ka premtuar një financim të mëtejshëm prej 30 milionë paundësh për Gazën. Kjo vjen pasi sekretari i jashtëm, Lord David Cameron, do të takohet me agjencitë e ndihmës që ofrojnë mbështetje humanitare të financuar nga Britania e Madhe për Rripin e Gazës.

Cameron do të diskutojë gjithashtu mbështetjen e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor dhe do të shikojë drejt një zgjidhjeje politike afatgjatë të krizës. Sekretari i Jashtëm britanik u takua me politikanë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, të enjten.

Sipas zyrës së jashtme, ai i bëri presion udhëheqësit izraelit që të hapte aksesin për furnizime mjekësore dhe karburant në Rripin e Gazës. Katër avionë të Mbretërisë së Bashkuar me ndihma humanitare për Gazën kanë mbërritur deri më tani në Egjipt.

Financimi shtesë prej 30 milionë £ do të thotë se Mbretëria e Bashkuar tani ka premtuar 60 milionë paund në ndihmë humanitare që nga fillimi i luftimeve në tetor.

“Është jetike të mbrohen civilët nga dëmtimi dhe ne po shikojmë urgjentisht në të gjitha rrugët për të marrë ndihma në Gaza, duke përfshirë rrugët tokësore, detare dhe ajrore”, tha Cameron

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)