Hamasi publikon fotot e 3 pengjeve izraelite që janë në duart e Hamasit: Sot do të zbulohet fati i tyre

Hamasi publikon fotot e 3 pengjeve izraelite që janë në duart e Hamasit: Sot do të zbulohet fati i tyre

Foto e tre pengjeve izraelite

1705303817_pengje.PNG

Foto e tre pengjeve izraelite

Hamasi ka publikuar fotot e tre pengjeve të mbajtur në Rripin e Gazës 100 ditë pas rrëmbimit të tyre. 

Ata janë Noa Argamani, 26 vjeç, Yossi Sharabi, 53 dhe Iti Sabirsky, 38. Kjo është raportuar nga faqja e internetit Haaretz e cila flet për "luftë psikologjike" nga ana e Hamasit. 

Hamasi shtoi se fati i të treve do të zbulohet sot. Noa Argamani ishte rrëmbyer nga milicët në festivalin Supernova rave në shkretëtirën e Negevit. 

Në videon e publikuar shihet rrëmbimi i studentes izraelite, teksa ajo ndahej nga i dashuri me lot në sy dhe duke bërtitur për ndihmë.

Videoja prej dhjetë sekondash bëri xhiron e botës, ku shihet vajza duke hipur në pjesën e pasme të një motoçiklete dhe duke u dërguar në Rripin e Gazës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Mbi 24 mijë të vrarë që nga fillimi i luftës! SHBA rrëzon një raketë të rebelëve Houthi drejtuar luftanijes amerikane në Detin e Kuq!


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen