1760471259_makineekryqittekuq.JPG

Foto: Makinë e Kryqit të Kuq

Trupat e pesë pengjeve të tjera të vrarë në Gaza do t'i dorëzohen Izraelit nga Hamasi sonte në orën 20:00 njoftuan burime nga Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Ndërkohë më herët Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka paralajmëruar grupin e armatosur palestinez se "çdo vonesë ose shmangie e qëllimshme do të konsiderohet një shkelje e rëndë e marrëveshjes dhe do të marrë përgjigje përkatëse".


Lajmi kryesor:

Hamasi: Kemi dorëzuar të gjitha trupat e gjetur! Trump: Nëse nuk zbatoni marrëveshjen Izraeli mund të kthehet në rrugët e Gazës sapo ta them unë