Hamas ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se ka dorëzuar të gjithë trupat që ka gjetur. "Të gjithë trupat e gjetur deri më tani janë dorëzuar", njoftoi Hamasi, duke specifikuar se për të tjerët do të nevojiten "pajisje speciale".
Ndërsa ushtria izraelite bëri me dije se Kryqi i Kuq ishte duke udhëtuar drejt Gazës për të marrë trupat e disa pengjeve të vdekur.
Presidenti Donald Trump gjatë një interviste për CNN ka deklaruar se është gati të shqyrtojë mundësinë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të rifillojë veprimet ushtarake në Gaza nëse Hamasi refuzon të zbatojë anën e tij të marrëveshjes së armëpushimit.
“Forcat izraelite mund të kthehen në rrugët e Gazës sapo ta them unë. Ajo që po ndodh me Hamasin do të zgjidhet shpejt, tha Trump.
Në total, janë 28 pengje të vdekur, ndërsa 20 të gjallë, u liruan të hënën pas dakordësisë për fazën e parë të planit të paqes në Gaza. Por izraelitët deklaruan se trupi i njërit prej të vdekurve nuk i përket asnjë pengu izraelit.
Plani i armëpushimit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të cilin e pranuan si Izraeli ashtu edhe Hamasi, parashikonte që dorëzimi i të 48 pengjeve do të përfundonte deri në mesditën e së hënës. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e ka paralajmëruar grupin e armatosur palestinez se "çdo vonesë ose shmangie e qëllimshme do të konsiderohet një shkelje e rëndë e marrëveshjes dhe do të marrë përgjigje përkatëse".
Pas dorëzimit të trupave, qeveria izraelite pritej që të rihapte pikën kufitare në Rafah. Por sipas raportimit të mediave izraelite, pika kufitare është e planifikuar të hapet nesër nën mbikëqyrjen e Misionit të Ndihmës Kufitare të Bashkimit Evropian.
Ka gjithashtu raportime se tashmë ka nisur edhe faza e dytë e bisedimeve. Këtë e raportoi Wall Street Journal, por Tel Avivi e mohon duke thënë se bisedimet e tjera do të vazhdojnë kur të jetë përmbyllur e gjithë faza e parë, që do të thotë dorëzimi i të gjithë trupave të pengjeve.
Marrëveshja për fazën e parë u nënshkrua më 13 tetor në Sharm el-Sheikh, dhe përfshiu tërheqjen e pjesshme të ushtrisë izraelite (e cila mban kontrollin e 53% të Rripit), kthimin e pengjeve dhe lirimin e 1,968 të burgosurve palestinezë. Por tashmë po ushtrohet presion ndaj Hamasit për çmilitarizimin e tij.
Sipas medias amerikane Axios, lëvizja ka shprehur gatishmërinë për t’i dorëzuar armët e rënda, kryesisht raketa, një entiteti palestinez ose arab, por por ka këmbëngulur në mbajtjen e armëve të tjera për vetëmbrojtje.
Foto: Israel Katz
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se ka udhëzuar ushtrinë izraelite (IDF) të përgatisin një "plan gjithëpërfshirës" për të mposhtur Hamasin në Rripin e Gazës nëse lufta rifillon.
Sipas gazetës Times of Israel duke cituar zyrën e ministrit, thotë se Katz urdhëroi "përgatitjen e një plani për mposhtjen e plotë të Hamasit në Gaza, nëse ky i fundit refuzon të zbatojë planin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe bëhet e nevojshme të rifillojnë luftimet".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje Hamasit që të përmbushë kërkesat e përcaktuara në marrëveshjen e armëpushimit në lidhje me kthimin e trupave të pengjeve të vdekur në Gaza.
"Ne nuk do të bëjmë kompromis në këtë pikë dhe nuk do t'i ndërpresim përpjekjet tona derisa të kthejmë çdo peng të vdekur, çdo të fundit", tha Netanyahu.
Plani i armëpushimit i prezantuar nga Presidenti Trump kërkonte dorëzimin e të gjithë robërve, të vdekur dhe të gjallë, brenda një afati të caktuar për të hënën.
Por sipas marrëveshjes, nëse kjo nuk ndodh, Hamasi do të duhet të ndajë informacion mbi pengjet e vdekura dhe të kërkojë kthimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Hamasi dhe Kryqi i Kuq kanë deklaruar se rikuperimi i mbetjeve të të burgosurve të vdekur është një sfidë e vështirë për shkak të shkatërrimit të përhapur në Gaza, dhe Hamasi u tha ndërmjetësve se disa janë në zona të kontrolluara nga trupat izraelite.
Ndërsa dy trupa të pëngjeve të vdekura izraelitë u tërhoqën nga Kryqi i Kuq.

Foto: Donald Trump
Presidenti Donald Trump gjatë një interviste për CNN ka deklaruar se është gati të shqyrtojë mundësinë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të rifillojë veprimet ushtarake në Gaza nëse Hamasi refuzon të zbatojë anën e tij të marrëveshjes së armëpushimit.
“Forcat izraelite mund të kthehen në rrugët e Gazës sapo ta them unë. Ajo që po ndodh me Hamasin do të zgjidhet shpejt, tha Trump.
![]()
Hamas ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se ka dorëzuar të gjithë trupat që ka gjetur.
"Të gjithë trupat e gjetur deri më tani janë dorëzuar", njoftoi Hamasi!
Ndërsa më tej, specifikon se për të tjerët, do të nevojiten "pajisje speciale" pasi janë të bllokuar në rrënoja.
Po ashtu ushtria izraelite (IDF) bëri me dije se po udhëton së bashku me Kryqin e Kuq në Gaza për të marrë trupat e pengjeve të vdekur.

OKB ka akuzuar ushtrinë izraelite për krime lufte. Sipas Kombeve të Bashkuara, civilët vazhdojnë të vriten në Gaza, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi pesë ditë më parë.
Ushtria izraelite "vazhdon të vrasë civilë" në zonat ku është ridislokuar që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, me të paktën 15 palestinezë të vrarë që nga 10 tetori, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Palestinë.
"Synimi i civilëve që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në armiqësi përbën një krim lufte, pavarësisht vendndodhjes së incidentit dhe afërsisë së tij me vijën e vendosjes së rënë dakord", deklaroi ai.
Ajith Sunghay, kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Palestinë, tha se ishte thelbësore që armëpushimi të çonte në paqe të qëndrueshme dhe respekt për të drejtat palestineze.
"Është thelbësore të sigurohet që armëpushimi të mbahet dhe të përparojë drejt rifillimit dhe realizimit të plotë të së drejtës palestineze për vetëvendosje", tha Sunghay.
Foto: Makinë e Kryqit të Kuq
Trupat e pesë pengjeve të tjera të vrarë në Gaza do t'i dorëzohen Izraelit nga Hamasi sonte në orën 20:00 njoftuan burime nga Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.
Ndërkohë më herët Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka paralajmëruar grupin e armatosur palestinez se "çdo vonesë ose shmangie e qëllimshme do të konsiderohet një shkelje e rëndë e marrëveshjes dhe do të marrë përgjigje përkatëse".

Wall Street Journal raporton se Izraeli dhe Hamasi kanë filluar negociatat për fazën e dytë të planit të Trump, ndërsa vazhdon presioni mbi organizatën terroriste për të kthyer trupat e pengjeve të vdekur. Sipas WSJ, krijimi i një force ndërkombëtare nën mbikëqyrjen arabe, siç parashikohet në planin amerikan, mund të jetë kompleks, pasi shumë qeveri arabe nuk duan të perceptohen si pushtuese në Rrip.
Ky lajm u mohua shpejt nga Izraeli. "Ne jemi ende në fazën e parë," siguroi një burim qeveritar për Times of Israel. "Ne do të diskutojmë fazën e dytë kur të kemi përfunduar të parën," këmbënguli ai.
Është e vërtetë, siç shkroi WSJ, se zyrtarët izraelitë të nivelit të mesëm mbeten në Sharm el-Sheikh, por ata janë atje për të diskutuar kthimin e trupave të pengjeve që vdiqën në robëri dhe zbatimin e plotë të fazës së parë.
“Pika kufitare e Rafah nuk do të hapet sot”, ndoshta as nesër, dhe “nuk dihet kur do të hapet”. Kështu ka deklaruar një burim nga siguria izraelite, sipas asaj që raporton Ynet nw Izrael. Sipas këtij burimi, një rihapje “nuk do të ishte e mundur as nga pikëpamja logjistike”, sepse “duhet të shkohet në vend për të kryer kontrolle dhe të dërgohet një ekip zbulimi, gjë që kërkon kohë. Mund të parashikohet që edhe nesër do të vendoset mbajtja e mbyllur e kalimit kufitar të Rafah”.
Sipas të njëjtit burim, 600 kamionë me ndihma humanitare po hyjnë përmes pikës kufitare Kerem Shalom, në përputhje me marrëveshjen.
Ky version bie ndesh me informacionin e publikuar mëngjesin e sotëm nga televizioni izraelit Kan, sipas të cilit qeveria izraelite kishte vendosur të anulonte sanksionet ndaj Gazës të parashikuara për sot – përfshirë kufizimin e ndihmave humanitare dhe mbylljen e pikës kufitare Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit – pas kthimit nga Hamasi të katër trupave të pengjeve të vdekur.

Një nga katër trupat e kthyer në Izrael nga Gaza gjatë natës nuk është ai i një pengu, tha një zyrtar sigurie, raporton Ynet, duke specifikuar se vetëm tre nga katër trupat e dorëzuar nga Hamasi i përkasin izraelitëve të rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit 2023: Eitan Levy, Tamir Nimrodi dhe Uriel Baruch.
Instituti i Mjekësisë Ligjore Abu Kabir konfirmoi identifikimet këtë mëngjes: trupi i katërt, që fillimisht besohej të ishte ai i një pengu tjetër, u konfirmua të mos ishte ai i një izraeliti, por nuk ka detaje mbi identitetin e trupit ose rrethanat e transferimit të tij.
Hamasi denoncon shkeljen e rëndë të marrëveshjes (për armëpushimin në Gaza) nga ana e Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), me vrasjen e civilëve në Shejaiya dhe Rafah dhe i bën thirrje “ndërmjetësuesve që ta detyrojnë Izraelin të respektojë angazhimet e tij”. Zëdhënësi Hazem Qassem ka theksuar se Hamasi, nga ana e tij, po i respekton detyrimet e marra përsipër.
Kryeministri izraelit ka folur për fazën ku ka hyrë marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit. Në CBS News Netanyahu u ndal edhe tek çështja e çarmatosjes së grupit Hamas. “Nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset, do të shpërthejë ferri”, është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për CBS News. “Ne kemi rënë dakord t’i japim një mundësi paqes. Ta përfundojmë pjesën e parë dhe tani t’i japim mundësi pjesës së dytë,” shtoi më tej ai. Pas lirimit të 20 pengjeve të gjallë, Hamasi ka dorëzuar deri në mbrëmjen e së martës, trupat e 8 pengjeve të gjallë nga 28 në total.
Komente











Kete e dinim neve qe te gjitha lajmet ishin te reme kjo ndodhi vetem se Trumpi donte cmimin per paqe por plani Amerikano Izraelit ishte vetem per ti kthyer pengjet dhe mbas saj fillon okupimi i plote dhe deportimi i popullit pse Gaza nuk konsiderohet si teritor Palestinez (Por Amerikano Izraelit)
Përgjigju