Hamdi Salihi, nga hero në
një problem te "DC United"

Hamdi Salihi, nga hero në<br />një problem te "DC United"
Hamdi Salihi pritej të ishte protagonist kryesor i këtij sezoni për DC United. Por deri tani, sulmuesi shqiptar që është edhe futbollisti më i paguar i kësaj skuadre, ka rezultuar një dështim, jo vetëm për faktin se nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, por edhe sepse nuk po arrin të përshtatet me lojën e ekipit të tij.

Jo rastësisht, që në momentin kur ai ka përfunduar në stolin e rezervave, DC United i është kthyer rezultateve pozitive, ashtu siç ka ndodhur edhe të dielën kur ekipi i tij ka mundur New York Red Bulls me rezultatin 4-1. Salihi ka parë nga stoli i rezervave se si Cris Pontius, ai që duhej të ishte zëvendësuesi i tij, ka shënuar 3 gola përballë skuadrës së Thierry Henry, ashtu si edhe Nicolas DeLeon, sulmuesi tjetër rezervë që ka shënuar golin e katërt.

Trajneri Ben Olson ka aktivizuar Salihin në fundin e ndeshjes me shpresën se ky i fundit do të arrinte të shënonte në këtë sfidë duke parë edhe vështirësitë në mbrojtje të kundërshtarit, por sulmuesi shqiptar nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të rrezikojë portën e Nju Jork.(tema/rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)