Hamilton dënohet ende pa filluar gara për Çmimin e Madh të Kinës

Hamilton dënohet ende pa filluar gara për Çmimin e Madh të Kinës
Piloti i McLaren Mercedes, Lewis Hamilton është ndëshkuar me spostimin pesë vende prapa, pas pozicionimit që do ta arrin në garën kualifikuese për Çmimin e Madh të Kinës.

Britaniku, në pistën e Shangait do të dënohet për shkak të ndryshimit të kutisë së marsheve, ndërsa ka pësuar tashmë një goditje të madhe në lidhje me mundësitë e tij që të luftojë për fitoren. Por kjo nuk do të thotë se të gjithë shpresat janë shuar, pasi gjatë fundjavës në Kinë pritet të jetë një mot i keq, ku Hamilton shfaq anën e tij më të mirë.

Hamilton konfirmoi ndryshimin e kutisë së marsheve, ku ekipi i tij vërejti një defekt gjatë 48 orëve të fundit. Hamilton, i cili ishte në dy garat e para të sezonit i filloi në ‘pole position’, aktualisht mban vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, pesë pikë prapa liderit Fernando Alonso.

Gara për Çmimin e Madh të Kinës do të zhvillohet dielën nga ora 09:00 sipas kohës së Evropës Qendrore ndërsa kualifikimet do të zhvillohen të shtunën në ora 08:00.(rb/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta