Piloti i “Mercedes” Luis Hamilton ka fituar të drejtën të niset i pari në garën e Çmimit të Madh të Hungarisë, pasi regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare.
 
Vetëm vendi i dytë për Sebastian Vettel me “Red Bull”, podiumi i më të mirëve në provat zyrtare plotësohet nga Romain Grosjean.
 
Fernando Alonso me “Ferrarin” e tij është renditur i pesti, në vendin e gjashtë Raikonen, ndërsa Felipe Massa është vendosur në vendin e shtatë, Mark Uebber me “Red Bull” mbyll dhe top ten-in e më të mirëve.
 
Gara për Çmimin e Madh të Hungarisë do të zhvillohet të dielën në orën 14.00.