Hamilton në parajsën fiskale, piloti i Formula 1 transferohet në Montecarlo

Hamilton në parajsën fiskale, piloti i Formula 1 transferohet në Montecarlo
Që Lewis Hamilton nuk është një kampion simpatie për tifozët dhe mediat, kjo është një gjë që dihej me kohë. Por manovra e fundit me synime përfitimi ekonomik për pilotin britanik, ka konfirmuar zërat për protagonistin e McLaren.

Hamilton jetonte prej kohësh në Zvicër por tani e ka lënë këtë vend pasi i dukej...i mërzitshëm. Ai është transferuar në Montecarlo! Principata në Costa Azzurra është e shtrenjtë por ka disa arsye të tjera që e bëjnë të dashur për pilotët. Hamilton ka vendosur të transferohet atje bashkë me të dashurën Nicole Sherzinger, për shkak së mund të takojë dhe pilotë të tjerë.

Por kritikët mendojnë se piloti anglez është transferuar në Principatë, pasi atje nuk mund të deklarojë të gjitha të ardhurat dhe mund të manovrojë si do, me llogaritë bankare, që fryhen nga java në javë.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, policia vë nën hetime edukatoren 24-vjeçare, nëna e akuzon se i dhunoi djalin 3 vjeç

Tiranë, policia vë nën hetime edukatoren 24-vjeçare, nëna e akuzon se i dhunoi djalin 3 vjeç