Hamilton triumfon në Bahrein, motori i ‘Ferrari-t’ lë në baltë Leclerc

Hamilton triumfon në Bahrein, motori i ‘Ferrari-t’ lë në baltë Leclerc

Lewis Hamilton ka fituar të parin Çmim të Madh për këtë sezon të Formula 1 pasi anglezi ka prerë i pari vijën e finishit në pistën e Bahreinit. Ndërkohë zhgënjen sërish ‘ferrari’ që këtë herë la në baltë pilotin Leclerc, francezin i cili udhëhoqi garën deri në xhiron e 48. Një problem në motor e detyroi 21-vjeçarin fillimisht t’i hapte krahun Hamilton dhe më pas Valteri Bottas-it, duke bërë që ta mbyllë garën në vendin e tretë.

Ndërkohë Vettel në xhiron e 37 bëri një gabim në tentativë për të mos u parakaluar nga Hamilton, diçka e cila bëri që gjermani të përfundonte në bokse e më pas si përfundim në vendin e katërt.

Renditja e pilotëve pas 2 garave të para udhëhiqet nga Bottas, i cili ka 26 pikë. Pas tij renditet Hamilton me 18, i ndjekur nga Verstappen me 15. Në vendin e katërt është Vettel me 12 pikë, dy më shumë se shoku i tij i ekipit, Leclerc. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin