Hani pak në darkë, do
mbani mend më shumë

Hani pak në darkë, do <br />mbani mend më shumë
Mbrojtja dhe përmirësimi i kujtesës duket se është fare e thjeshtë; "nëse hani pak në darkë, gjasat janë që të nesërmen do të kujtoni më shumë" - kështu thuhet në një studim nga shkencëtarë të Klinikës Mayo, ku ata zbuluan një lidhje midis kalorive dhe ruajtjes së kujtesës.

Në studim u përfshinë rreth 1 mijë persona mbi 70 vjeç, të gjithë vullnetarë dhe asnjë me simptoma të tilla të Alzheimerit, si humbja e kujtesës. Nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve, në njërin grup secili person morri rreth 1 mijë e 600 kalori në ditë dhe në grupin tjetër 600 kalori.

Të dhënat treguan se sa më të shumta kaloritë aq më i madh ishte rreziku i humbjes së kujtesës. Sipas studimit, humbja e kujtesës u mbidyfishua tek personat që hëngrën më shumë ushqim në krahasim me ata që hëngrën më pak. Autorët e studimit thonë se duke konsumuar më pak kalori, organizmit nuk i duhet të prodhojë sasi të madhe insuline - dhe kur në trup ka pak insulinë, qelizat e trurit komunikojnë më mirë. Ndërkohë që nuk ka asnjë ilaç të provuar se ndihmon ruajtjen e kujtesës, ndryshimet e thjeshta në mënyrën e jetesës mund të ofrojnë mbrojtjen më të mirë.

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital