Hantke: Ç’propozohet mbi
taksat në Shqipëri

Hantke: Ç’propozohet mbi<br />taksat në Shqipëri
TIRANE - Drejtori i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” në Tiranë, Frank Hantke, mendon se përdorimi i taksës së sheshtë, siç po aplikohet aktualisht nga qeveria shqiptare, është problematik.

Në një intervistë për radion Deutsche Ëelle, ai tha se, "nga studime në nivel rajonal, rezulton që sistemit fiskal të bazuar në taksën e sheshtë i mungon baza logjike; shteti, si të thuash, i heq vetes burimet e nevojshme për investime në sektorë të rëndësishëm.

Në Shqipëri kemi një sistem të rrënuar arsimor, një infrastrukturë në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Dhe këto aspekte janë për investuesit e huaj shumë më të rëndësishme.

Ky ishte edhe rezultati i një anketimi së fundi të kryer nga DIHA (Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë gjermane) në Tiranë: investuesit e huaj nuk vendosin në bazë të taksës së sheshtë për angazhimin e tyre në Shqipëri.

Ata sprapsen para kualifikimit të dobët të të rinjve, pra druhen se nuk do të gjejnë fuqi të kualifikuar punëtore për vendet e punës që mund të ofronin. Edhe administrata e pakualifikuar është problem për ta“, tha ai.

Sipas Hantkes, taksa progresive, e propozuar nga socialistët, do të kishte më shumë kuptim për Shqipërinë, por duhet bërë kujdes në normat e aplikuara: "Në Shqipëri nuk kemi një shtresë të mesme, e cila mund të merrte mbi shpatulla në mënyrë solidare një barrë më të madhe fiskale.

Për këtë arsye, edhe alternativa tjetër, për një taksë progresive, nuk parashikon një barrë më të rëndë për njerëzit me të ardhura mesatare. Vëllimi i të ardhurave të shtetit, sipas propozimeve të deritanishme, do të mbetej i njëjtë.

Dhe kjo duhet kuptuar edhe në sfondin e zgjedhjeve: asnjë parti opozitare nuk futet në fushatë me kërkesën për taksa më të larta për pjesën më të madhe të popullsisë. Për këtë arsye përqindjet e taksës progresive të socialistëve janë relativisht të ulëta.

Por, pasi sistemi të jetë vënë në punë, përmes përshtatjes së normës së tatimit, mund të arrihet një sistem më i drejtë fiskal”, sipas specialistit gjerman.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore