Hap dyert Shtëpia-muze, një ‘përgjigje’ për romanin ‘Pse’ të Spasses, i biri: Realizimi i një ëndrre

Në fshatin Gollomboç në zonën e Pustecit, ku lindi, “Pse-ja” e Sterjo Spasses, fton vizitorët në kërkim të një përgjigjeje në shtëpinë-muze tanimë të restauruar.  Prej dritareve kalimtarët pikasin pak, ndërsa pasi kalojnë pragun gjejnë copëza të jetës së shkrimtarit. I biri, Ilinden emocionohet... 32 vite pas ndarjes nga jeta të të atit, kjo është një mënyrë për ta nderuar...

“Është një ëndërr e papritur, sidomos për ne familjarët. Unë jam marrë me krijimtarinë e tij dhe tanimë na lumturon edhe çelja e këtij muzeu”, thotë Ilinden, djali i Sterjo Spasses.

Brenda shtëpisë së gurtë, janë të vendosura dorëshkrime, vlerësime që Spasse mori në të gjallë. Portretet në laps a penel të shkrimtarit, shuajnë kureshtjen e vizitorëve të parë... Ndërsa mes objekteve, qëndron makina e shkrimit me të cilën i dha jetë disa veprave...

“Është me shumë vlera për zonën, jo vetëm për vlerat arkitektonike e veprën e Spasses që ruhet në të, por do të shërbejë edhe si një atraksion turistik për zonën”, thotë Gjergji Koki, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Korçë.

Për vlerat arkitektonike e shpirtërore, Shtëpia muze e Spasses, bëhet një arsye më shumë për të vizituar vendlindjen e tij, buzë Prespës...

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot