Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë ekipit të Parmës.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Donadoni ka marrë një pikë të rëndësishme e cila e mban në vendin e 9 në renditje.

Pirlo kaloi i pari në avantazh Juventusin në minutën e 52', por Sansone barazoi për Parmën në minutën e 77' duke ndalur edhe njëherë "Zonjën e vjetër" këtë edicion.

Nga barazimi i Juves kanë përfituar Napoli, Inter dhe Lazio që afrohen në krye të renditjes.

Lazio mundi 2-0 Atalantën, Catania arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Romës,

Udineses fitoi 3-1 ndaj Fiorentinës, Cagliari mposhti 2-1 Genoan, ndërsa Napoli shkatërroi 3-0 Palermon.


Dylber Balla