Arsenal ka hedhur një hap të gabuar në luftën e ashpër në “Premier League” për një vend në zonën “Champions”. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në transfertë kundër Everton.
Edhe pse kishte shumë pritshmëri nga ‘topçinjtë’, skuadra vendase arriti të befasonte në minutën e 10 me Jaxhielka që zhbllokoi shifrat. Në pjesën e mbetur të lojës, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën Arsenal provoi në të gjitha mënyrat që të paktën të barazonte, por në asnjë rast nuk e gjeti golin. Herë për meritë të portierit kundërshtar dhe herë për mungesë të fatit.
Pas 33 javësh “topçinjtë” renditen në vendin e katërt me 63 pikë, po aq sa Chelsea i vendit të pestë dhe 1 pikë më pak se Manchester United i vendit të gjashtë.