Hap pas hapi kundër Covid-19! Bëj këtu testin online dhe vepro

Hap pas hapi kundër Covid-19! Bëj këtu testin online dhe vepro

Për herë të parë në Shqipëri është e mundur të bëhet një test online për të matur gjendjen e shëndetit dhe në bazë të rezultatit për të kuptuar se cilat masa duhet të marrë çdo qytetar për të bllokuar përhapjen e koronavirusit. Natyrisht nuk bëhet fjalë për një diagnozë mjekësore, por vetëm për një orientim që mund të ndihmojë qytetarët për të kuptuar se si duhet të sillen dhe kur duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose 127, pa u alarmuar pa bazë.

Departamenti i teknologjisë dhe inovacionit në ReportTV ne bashkëpunim me Shqiptarja.com ka përpunuar një algoritëm që merr për bazë të dhëna epidemiologjike të mbledhura nga autoritetet kineze, nga OBSH dhe nga autoritetet italiane si dhe nga Ministria shqiptare e Shëndetësisë mbi llojet e simptomave, mbi përqindjet e tyre dhe hapat që duhen ndërmarrë.

Kliko këtu për të bërë testin online

Duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh, çdo qytetar mund të marrë falas në e-mailin personal një orientim që llogarit nivelin e rrezikut dhe sidomos qëndrimin që duhet mbajtur. Ditë më parë zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence deklaroi se në Shtetet e Bashkuara autodiagnoza online do të përdoret si një nga sistemet për depistimin e koronavirusit.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja