Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala tha sot se qeveria ka rritur fokusin te Onkologjiku duke bërë të ditur se vetëm në tre muajt e fundit është dyfishuar kapaciteti i kimioterapisë ambulatore, ndërsa po përgatitet decentralizimi i shërbimit, në mënyrë që pacientët të marrin trajtim më afër vendbanimit të tyre dhe jo vetëm në Tiranë.
“Në verë morën disa angazhime bashkë. Ju falënderoj për kontributin. I kemi vënë një fokus më të madh Onkologjikut. Të paktën në këto 3 muajt e parë, së bashku, me një përfshirje të plotë të sistemit onkologjik, ministrisë së drejtësisë dhe donatorët, bëmë hapa konkrete duke dyfishuar kapacitetin e shërbimit ambulator të kemioterapisë. Kemi në plan të decentralizojmë onkologjinë, duhet të shkojmë ne tek pacienti jo pacienti tek ne. Duhen shfrytëzuar kapacitetet rajonale në mënyrë sa më efikase” tha ajo.
Lajmi kryesor:
Rama vizitë në QSUT: Buxheti për shëndetësinë në 2026 rritet me 50 mln euro, rimbursim të plotë të barnave të Onkologjikut









