Hapat që ndiqet për azilkërkuesit 
në Gjermani dhe ku jetojnë? (Video)

Mbi 22 mijë qytetarë nga Shqipëria dhe 31 mijë të tjerë nga Kosova kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar statusin e azilantit. Shumica e tyre kanë marrë guximin të lënë vendin e tyre për shkak të dezinformimit. Vazhdimisht është thënë se Gjermania ka nevojë për krah pune, por harrohet që bëhet fjalë për persona me kualifikim.azil
 
Si funksionon procedura e azilit?
Procesi duhet të mbyllet brenda tre muajve si standard. Por, qeveritë federale në Gjermani duan ta përshpejtojnë këtë procedurë. Aktualisht procesi zgjat mesatarisht 5.3 muaj. Në 2014 ishte mesatarisht 7.1 muaj.gjermani

Çfarë ndodh pasi mbërrin në Gjermani?
Ata që shkojnë si refugjatë në Gjermani duhet të regjistrohen së pari. Kjo bëhet në qendrat e azilkërkimit në landet respektive. Këto qendra më pas vendosin nëse personi do të qëndrojë në këtë land apo do të dërgohet në një vend tjetër. Tre landet kryesore ku dërgohen azilkërkuesit janë North Rhine-Westphalia, Bavaria dhe Baden-Württemberg.
azil

Çfarë procedohet?
Pak kërkesës për azil, refugjatëve si fillim u ofrohet ushqim dhe rroba. Më pas u merren të dhënat si foto, shenja gishtërinjsh dhe bëhen një sërë verifikimesh.
Refugjatët pajisen me një dokument identifikimi që u lejon qëndrim të përkohshëm në Gjermani – përgjatë procesit që zgjat aplikimi për azil. Gjatë kësaj kohe ata lejohen të lëvizin vetëm në provincat respektive por mund të kryejnë vizita të shkurtra në vende të tjera.azil

Aplikimi për azil?
Çdo azilkërkuesit duhet të raportojë se përse është larguar nga vendi i tij dhe përse ka shkuar në Gjermani. Më pas verifikohet besueshmëria e deklaratës.

azilÇfarë ndodh në fund të procesit?
Nëse aplikimi refuzohet, personi duhet të largohet nga vendi. Dëbimi në vendlindje nuk bëhet në çdo rast. Nëse ndonjëri ka ndonjë problem shëndetësor ky proces shtyhet. Aktualisht ka 125 mijë persona që janë toleruar të qëndrojnë pavarësisht se u është refuzuar statusi i azilantit. Gjithashtu të gjithë kanë të drejtën e apelimit të vendimit në gjykatë. Nëse marrin të drejtë atëherë u jepet leje qëndrimi, në të kundërt duhet të largohen nga vendi.

azilNëse pranohet kërkesa?
Nëse azilkërkuesit i pranohet kërkesa, atëherë ai merr leje qëndrimi në Gjermani. Leja varet nga statusi i marrjes në mbrojtje, por zakonisht jepet një leje tre vjeçare dhe opsioni e zgjatjes.
 
 azil
Si është një kamp azilkërkuesish në Gjermani?
126 refugjatë kanë mbërritur të shtunën pasdite në Calden. Ata janë marrë me dy autobusë. Sipas informacioneve të para, shumica janë nga Shqipëria dhe Siria.



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku