/ATSH-Z.Tosku/- Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të mundësojnë kujdes shëndetësor të përforcuar në zonat turistike, me qëllim që të jenë më afër turistëve vendas dhe të huaj për çdo emergjencë apo problematikë shëndetësore.
Sakaq, Fondi që do të akordohet është 60,5 milion lekë që do të përdoren për barna dhe materiale mjekësore, ambientet dhe personelin mjekësor për këto qendra shëndetësore.
Ndërkohë, Fondi po shikon mundësinë e financimit të shërbimit të pandërprerë përtej këtij afati, pas kërkesave të bëra gjatë vizitës së ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Fondit në disa qendra shëndetësore alpine, ku sezoni vijon përtej datës 31 gusht.
Qendrat shëndetësore që do të kenë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit turistik janë që nga Valbona, Thethi e Razma në veri dhe 19 zona të bregdetit duke filluar që nga Velipoja deri në Ksamil.