Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë hapur dyert për çdo person që do të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura.
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-postimi në rrjete sociale, ka ndarë disa nga kushtet që çdo aplikant duhet të përmbushë për aplikimin.
Sipas videos së postuar, çdo i interesuar duhet të jetë deri në 30 vjeç si moshë maksimale, si dhe afati i fundit i aplikimeve është më 31 dhjetor 2024.
‘Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë’, shkruan Rama.