Tiranë- Një 50 vjeçar është ekzekutuar me armë pasditen e sotme (1 dhjetor 2024) brenda në një lokal në Ndroq të Tiranës. Viktima është Alfred Dedja, 50 vjeç, ndërsa autori i dyshuar sipas policisë është Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit "Golden" në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Janar 2020.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (1 Dhjetor), rreth orës 15:30, brenda ambienteve të lokalit, te "Kështjella". Viktima është Alfred Dedja, ishte banor i zonës dhe në lokal ndodhej si klient. 50 vjeçari njihej edhe me pseudonimin "Daku" dhe jetonte mes Italisë e Shqipërisë. Shqiptarja.com dhe Report Tv ka mundur të sigurojë foton e tij.
Ndërkohë policia informoi se është vënë në ndjekje të 27 vjeçarit nga Shijaku,si autor i dyshuar që mendohet se ështe larguar me një automjet tip "Benz ML", me ngjyrë të zezë në drejtim të Durrësit.
Vrasja
Gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv Keti Banushi informon se viktima dhe autori kanë pasur njohje mes tyre. Madje pak ditë më parë mendohet se kanë pasur dhe një konflikt mes njëri tjetrit.
Dedja ka qenë i ulur në një prej tavolinave afër xhamit të lokalit. Julian Gjoshi ka hyrë në lokal i pamaskuar. Në momentin kur Dedja ka tentuar ta përqafojë është qëlluar nga 27 vjeçari. Më pas autori është larguar me shpejtësi. 50 vjecari është goditur me dy plumba.
Pista e parë për hetuesit është prishja e pazareve të drogës.
Julian Gjoshi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje. Ai është kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit "Golden" në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në Janar 2020 në Kamëz dhe lidhje e afërt gjithashtu me deputetin e arrestuar Jurgis Çyrbja, i cili i jepte sekrete hetimore që të mos arrestohej gjatë kohës që ishte në kërkim.
"Rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç. Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.
Ekspertët e policisë në vendngjarje po mbledhin prova materiale dhe dëshmitë e personelit të lokalit si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Vrasja ka ndodhur në një moment kur në lokal ka pasur dhe persona të tjerë.
Ndërkohë në dosjen e SAK në janar 2021 Altin Hajri i ka kërkuar ndihmë ish deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja për të liruar kunatin e tij, Julian Gjoshi i cili ishte kapur me pistoletë 'Bereta'.
Viktima kishte punuar vite më parë edhe si menaxher i kompleksit 'Golden' në Shijak, pronë e Altin Hajrit, aty ku u dërgua pas rrëmbimit dhe më pas u zhduk Jan Prenga, në vitin 2020.
Referuar dinamikës së krimit dhe rrëdimeve të dëshmitarëve, Julian Gjoshi e ka qëlluar direkt Alfred Dedjan, që po drekonte me një mikun e tij, njëkohësisht familjar i pronarit të lokalit. Ai nuk e nxori armën që e kishte fshehur në xhepin e xhupit, duke e qëlluar prej aty disa herë. Dy nga plumbat kapën Dedjan.
Dëshmitarët thanë se i dyshuari ishte parë dy orë para në zonë, ndaj Gjoshi mendohet se e ka pasur në ruajtje dhe ndjekje shënjestrën e tij. Mes tyre nuk ka pasur asnjë diskutim në momentin e vrasjes. Deri tani ka shumë të shoqëruar, mes tyre edhe familjarë të Gjoshit
Raportojnë për ngjarjen gazetarët: Keti Banushi e Sokol Dema.
Julian Gjoshi, i shpallur në kërkim për vrasjen
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në Ndroq, ku humbi jetën Alfred Dedja.
Viktima ndodhej i ulur në lokal me një mikun e tij, njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit. Autori, pasi ka hyrë në lokal ka shkuar në tavolinën që ndodhej Alfref Dedja dhe e ka qëlluar atë menjëherë me armë, duke mos pasur asnjë diskutim mes tyre.
Pistoletën autori nuk e ka nxjerrë në asnjë moment dhe ka qëlluar nga xhepi i xhupit. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal, si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi.
Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja, e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur. Referuar këtij fakti, dyshohet nga hetuesit se autori ka qenë më herët përgjatë zonës, duke ruajtur lëvizjet e objektivit të tij.
Viktima është qëlluar disa herë me armë, por vetëm dy prej plumbave e kapën në trup. Në vendngjarje është gjetur një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.
Tiranë - SPAK ka dalë me një deklaratë për median për të përgënjeshtruar lajmin se prokurori I SPAK Ols Dado, ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit, i dyshuar si autor i atentatit të ndodhur sot pasdite në lokalin Kështjella ku u ekzekutua Alfred Dedja.
Lajmi si fillim pati si burim Facebook e Sali Berishës i cili duke u fshehur pas ‘qytetarit digital’ shkruajti se Dado kishte liruar Julian Gjoshën. Nga përgjimet e SKY ECC kishte rezultuar se Altin Hajri kishte kërkuar ndihmë tek ish deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja për ta liruar kunatin e tij, vëllai i gruas së Hajrit.
Reagimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.
SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur. SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative.
SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij.
Cfarë deklaroi Berisha
Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!
Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Olsi Dado!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Pershendetje Dr Autori i vrasjes se sotme ne Ndroq Julian Gjishi rezulton si personazh ne aplikacionin Sky Ecc ku Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin per lirimin e tij pasi ishte kapur me arme … ku prokurori qe litoj Julian Gjoshin rezulton Ols Dado aktualisht Prokurori i SPAK.
Momenti i arrestimit të Alfred Dedjas, më 2014 në Tiranë
Edhe emri i Alfred Dedjas nuk është i panjohur për Policinë dhe Drejtësinë. I njohur si “Daku”, ai u ekzekutua me armë pasditen e sotme në lokal “Kështjella” nga i dyshuari Julian Gjoshi, në kërkim, ky i fundit kunati i Altin Hajrit, pronari i kompleksit “Golden”, ku viktima kishte punuar vite më parë.
Për herë të parë në dosjet e Policisë, Dedja rezulton i arrestuar në Tiranë më 2014, gjatë një operacioni kundër serisë së vjedhjes së makinave dhe deri pacientëve të spitalit të QSUT.
Shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës kanë arrestuar në atë kohë 28 vjeç, pasi kishte thyer në seri xhamat shumë automjeteve në oborrin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, për të vjedhur kasetofonin apo sende të tjera personale me vlerë që mund të gjendeshin brenda mjetit.
Sipas policisë, atëkohë akuzohej për të paktën 15 vjedhje të ndodhura në oborrin e QSUT.
Ndërsa rreth katër vite më vonë, ai është kapur në Mat, gjatë aksionit të koduar “Minuta e fundit”. Specialistët për narkotikët kanë sekuestruar 6 kg lëndë kanabis sativa në vitin 2017, si dhe kanë vënë në pranga Alfred Dedjan, bashkë me Jurgen Alzenelin, 21 vjeç dhe K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.
Auori Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja, i vrarë sot në Ndroq
Këta që shihni në foto janë Alfred Dedja, 50-vjeçari që u ekzekutua sot në Ndroq të Tiranës, teksa po drekonte me miqtë e tij dhe Julian Gjoshi, i shpallur në kërkim si autor, 27 vjeç, nga Shijaku.
Mes viktimës dhe autorit ka pasur njohje të hershme, kurse kohët e fundit sipas hetimeve paraprake, kanë pasur edhe konflikte.
Gjoshi, njëkohësisht është edhe kunati i Altin Hajrit, pronarit të shumëkërkuar të kompleksit “Golde” në Shijak, ka hyrë në lokal duke e vrarë direkt Dedjan dhe më pas është arratisur me një “Benz” të zi.
Motiv paraprak besohet se është prishja e pazareve të drogës. Dedja, që njihej edhe me pseudonimin "Daku", jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë, pro vite më parë ka qenë menaxher i “Golden”. Dedjes iu gjet edhe një armë pistoletë në trup, teksa hetimet po vijojnë.
Detaje të reja nga vrasje e pasdites së sotme në Ndroq të Tiranës, ku Alfred Dedja, 50 vjeç, i njohur me pseudonimin “Daku”, u ekzekutua teksa po drekonte në lokalin “Kështjella”.
Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema informon se viktima Alfred Dedja disa vite më parë ka qenë menaxher te kompleksi 'Golden' në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jani Prengës, më 2020.
Në këtë kompleks dyshohet të jetë mbajtur peng dhe më tej të jetë vrarë 49-vjeçari Jan Prenga në 2020. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin teksa Prenga nxirret me forcë nga një makinë dhe futet në ambientet e kompleksit "Golden"
Mësohet se 50 vjeçarit iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë në trup.
Nuk dihet ende nëse vrasja e sotme nga Julian Gjoshi, që rezulton kunati i Hajrit, ka lidhje me rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës. Pista e parë mbetet gjithnjë prishja e pazareve të drogës.
Këto janë momentet kur grupi hetimor dhe ekspertët pasi përfundojnë këqyrjen paraprake në vendngjarje, në lokalin ku ndodhi vrasja pasditen e sotme (1 Dhjetor) në Ndroq të Tiranës, kryejnë edhe lëvizjen e trupit të 50-vjeçarit Alfred Dedja.
Të veshur me kostumin e bardhë të ekspertit dhe të ndihmuar nga efektivë të pranishëm civilë, punonjësit me barelë, të mbuluar me çarçaf të bardhë, e zhvendosin viktimën drejt mjetit që do bënte edhe transportin drejt Morgut, për kryerje të veprimeve të tjera proceduriale dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Policia ka shpallur në kërkim si autor të krimit Julian Gjoshin, 27 vjeç, nga Shijaku, me precedentë penalë të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, në vitin 2021, që njëkohësisht rezulton edhe kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për organizimin, rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës, në vitin 2020, por që del edhe në përgjimet e SKY ECC me ish-deputetin e arrestuar Jurgis Çyrbja, po për rastin e arrestimit të Gjoshit, me qëllim ndërhyrjen për ta liruar.
Hetimet për vrasjen e pasdites së sotme në Ndroq të Tiranës janë intensive dhe Policia po vijon me kontrolle, kërkime dhe shoqërime për marrje në pyetje.
Një detaj më i fundit është fakti se edhe viktima Alfred Dedja, i thirrur “Daku”, 50 vjeç, ka qenë i armatosur. Grupi hetimor i ka gjetur një pistoletë në trup, që u sekuestrua si provë materiale.
Kurse Julian Gjoshi figuron një emër i njohur për blutë, i arrestuar me armë pa leje dhe i dehur në muajin janar të vitit 2021, sikurse del edhe në përgjimet e SKY ECC. Gjoshi, nga Shijaku, rezulton kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” dhe i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në vitin 2020.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se Policia ka bërë shoqërime të shumta dhe marrje në pyetje të personave, kryesisht në cilësinë e dëshmitarëve. Viktima ka qenë me persona të tjerë në tavolinë duke drekuar, kur Gjoshi ka hyrë dhe e ka qëlluar direkt me armë disa herë.
Grupi hetimor po punon për të konfirmuar edhe një pistë zyrtare për ngjarjen, teksa dyshohet prishja e pazareve të drogës. Ka pasur edhe konflikte më të hershme mes tyre. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në zonën e Shijakut, Durrësit dhe më gjerë.
Viktima jetonte kryesisht mes Italisë dhe Shqipërisë dhe mes dy personave ka pasur njohje të hershme. Dyshohet se autori mund të ketë pasur edhe një person ndihmës për largim nga vendngjarja, por pamjet e mundshme të kamerave të sigurisë mund të zbardhin detaje të tjera nga dinamika e krimit.
Emri i Julian Gjoshit del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për deputetin socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja.
Bëhet fjalë për një bisedë mes ish-ligjvënësit që akuzohet për shitje sekretesh hetimore dhe Altin Hajrit, pronarit të kompleksit "Golden" në Shijak. Ky i fundit në kërkim për organizimin, rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të Jani Prengës, në janar 2020 në Kamëz, bashkë me persona të tjerë, po për çështje pazaresh droge.
Sipas SPAK, Hajri komunikon me Çyrbjen në Janar 2021 dhe e vë në dijeni për arrestimin e kunatit të tij, Julian Gjoshi (i kapur me pistoletë 'Bereta" më 19 Janar 2021 në Tiranë).
Sip[as përgjimeve në SKY ECC, ai i kërkon të ndërhyjë për ta liruar dhe paguante deri në 20 mijë euro, vetëm të prishej prova. Hajri thekson se i arrestuari ishte kunati i tij dhe se ishte kapur me pistoletë pa leje. Lirimi duhej bërë në seancën e masës së sigurisë, më 21 Janar 2021.
Julian Gjoshi dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri sot pasdite (1 Dhjetor), në një lokal në Ndroq, Alfred Dedjan dhe më pas u arratis me një makinë "Benz ML" drejt Durrësit.
Pistoleta e sekuestruar më 2021
Julian Gjoshi nuk është emër i panjohur për Policinë. Ai rezulton i arrestuar më 19 Janar 2021 për armëmbajtje pa leje.
Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë.
Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.
“Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Julian Gjoshi dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës për atë ngjarje.
Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas.
Lokali ku ndodhi krimi dhe Policia në vendngjarje
Teksa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, duke nisur kërkimet për makinën tip "Benz ML" nga ku u qëllua Alfred Dedja pasditen e sotme, brenda një lokali në zonën e Ndroqit, pranë "Kështjella", zbulohen detajet e para.
Uniformat blu, mbi bazën e provave paraprake kanë identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Julian Gjoshi, 27 vjeç, nga Shijaku,që e shpallën në kërkim. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu është ngritur edhe pista e parë e dyshuar. bëhet fjalë për prishje të paqareve të drogës, referuar të dhënave operative paraprake, por pa përjashtuar edhe motive të tjera, deri tek një grindje e çastit apo për shkaqe banale.
Cfare pretendoni qe te mos ndodhi ne kete vend kur po dalin gjykatesit ne sherbim te grupeve kriminale , oficerat e larte te policise po ashtu dhe deputetet . Ky qe ka ber vrasjen sot kur eshte kapur me arme po te funsiononte shteti si dubet duhet te vuante akoma denimin dhe pasi te lirohej dubet te ishte ne survejim si person me rrezikshmeri te larte sociale por ka nderhyre ky deputeti apo cfare dreqin ishte dhe ai ka dal i palagur nga ajo histori dhe ja ku jane pasojat sot
PërgjigjuFilloi dhe nje luft tjeter. Tani do ket vrasje mbas vrasje se gjaku kerkon gjak Hajde shijak hajde.
Përgjigju