TIRANË- Ish-menaxheri i kompleksit ‘Golden’, Alfred Dedja u ekzekutua një ditë më parë, 1 dhjetor, në një lokal në Ndroq. Autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit dyshohet se është Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ ku dyshohet se u dhunua për vdekje Jan Prenga. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa burimet i thanë Shqiptarja.com se nga zbardhja e kamerave të sigurisë është ndërtuar edhe një dinamikë se si ndodhi ekzekutimi.
Autori i dyshuar, Dedja ka qenë brenda lokalit ‘Kështjella’ në Ndroq me një mik duke pritur Alfred Dedjan. Me këtë të fundit e kishte lënë të takohej për të sqaruar konfliktet që kishin me njëri tjetrin, pasi burimet thonë se autori dhe viktima kanë pasur debate edhe dy muaj më parë. Sapo Dedja është futur brenda në lokal, autori i dyshuar e ka qëlluar me armë pa e nxjerrë fare nga xhepi i xhupit.
27-vjeçari Julian Gjoshi është në kërkim policor, ndërsa nga vendi i ngjarjes u largua me një mjet tip ‘ML’ në pronësi të babait të tij. Policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë, Durrës, Shijak dhe zonat përreth, për arrestimin e tij, por deri më tani pa rezultat. Kontrolle po ushtrohen edhe në banesat e familjarëve, miqve dhe bizneseve të tij ku dyshohet se mund të jetë fshehur. Gjatë kontrolleve, në Shkëmbin e Kavajës në Durrës u gjet makina me të cilën u largua Gjoshi, por brenda saj nuk ishte arma e krimit.
Grupi hetimor ka shkuar edhe paraditen e kësaj të hëne në lokalin në zonën e Ndroqit ku ndodhi vrasja, ku vijojnë hetimet për gjetjen e provave të tjera materiale që pritet të ndihmojnë për zbardhjen e dinamikës. Të paktën 20 persona, të cilët janë marrë në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Po ashtu është shoqëruar edhe personi që ka qenë në tavolinë me Gjoshin, i cili ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes. I pyetur nëse di motvinin se çfarë e shtyu autorin Julian Gjoshi të qëllojë 50-vjecarin Dedja, ai ka thënë se nuk ka dijeni.
Janë shoqëruar familjarë të autorit dhe viktimës por në dëshmitë e tyre kanë mohuar të kenë dijeni në lidhje me konflikte mes tyre. Pista paraprake e hetimit mbetet ajo e konflikteve për shkak të pazareve të drogës. Viktima që jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë është me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Viktima Alfred Dedja, që njihej edhe me pseudonimin “Daku”, disa vite më parë ka qenë menaxher te kompleksi Golden në Shijak, dhe e njihte mirë vrasësin e tij. Ndërkohë, edhe autori i dyshuar Julian Gjoshi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje. Emri i 27-vjeçarit Julian Gjoshi përmendet gjatë edhe në dosjen e SPAK për ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Ka qenë ky i fundit i cili sipas SPAK ka ndërhyrë për ta liruar Gjoshin nga burgu, i arrestuar janarin e vitit 2021 teksa lëvizte me ‘bereta’ në makinë dhe 10 fishekë.
Raportojnë për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët, Keti Banushi dhe Sokol Dema.
Lajm ne perditesim....
Policia ka arritur të gjejë makinën tip ‘ML’ me të cilën u largua Julian Gjoshi pas vrasjes së Alfred Dedjas në lokalin ‘Kështjella’ në Ndroq. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se makina është gjetur në Shkëmbin e Kavajës në Durrës.
Do dale/-in pamja/-et filmike aman? Mezi po pres! Sa qejf!
PërgjigjuDuhet ligji kapital se kjo lloj qenie e rrezikshme qe gjendet ne kete vend do vetem gjak , dhe vendi do te bjer ne qetesi per 24 ore
PërgjigjuKESHTU ESHTE KUR NUK ZBATOHET LIGJI
PërgjigjuGjoshi i paBese. E therret tjetrin ne takim dhe e vret. Krimi ne Shqiperi eshte totalisht i pushtuar nga djalli.
Përgjigju