Sot u hapën lokalet, lejohen stërvitjet në grup, mbi 2 të ftuar në studiot televizive! Shkollat presin maturantët! Zgjatet fasha e orarit, lëvizja pa autorizim

Sot u hapën lokalet, lejohen stërvitjet në grup, mbi 2 të ftuar në studiot televizive! Shkollat presin maturantët! Zgjatet fasha e orarit, lëvizja pa autorizim

Kamarjeri me doreza e maskë te një lokal në Kukës

Dita e sotme shënon hapjen e bareve dhe restoranteve që qëndronin të mbyllura për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë. Sot ato mirëpresin sërish klientët, por kafeja nuk do të jetë më e njëjtë si para pandemisë. Nën rregullat strikte distancimi social dhe higjieno-sanitare, baret dhe restorantet do të duhet të respektojnë distancimin prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë, duhen siguruar dezinfektues në hyrje të bareve për klientët si dhe një higjienë e mirë për vetë personelin e shërbimit që duhet të jetë i pajisur me maska e doreza. Hapja e këtyre bareve do të jetë vetëm për pjesën e jashtme të tyre, pasi pjesa e brendshme nuk do të lejohet të funksionojë, në të kundër do të gjobiten. Sa i takon dezinfektimit të ambienteve të bareve dhe restoranteve, ky proces parashikohet të kryhet 2 herë në ditë. Gjithashtu me zgjatjen e fashës së orarit në zonat e kuqe deri në orën 21:00 dhe eliminimin e tij në zonat e gjelbra, zgjidhet dhe një nga problemet që pronarët e bareve e restoranteve ngritën se nuk mund të punonin deri në 17:30 në orarin zyrtar të punës, pasi  nuk do të kishin klientë.

Nga 18 maji edhe maturantët i rikthehen bankave të shkollës pas rreth 3 muajsh mësim online nga shtëpi. Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave. Për 3 javë maturantët do të rikthehen në shkolla për t’u përgatitur për provimet e maturës, nuk do të lejohen më shumë se 10-12 veta në klasë dhe se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Gjithashtu mësimi do të zgjasë për 4 orë, nuk do të ketë pushim të madh dhe nuk do të lejohet dalja e maturantëve jashtë ambienteve të shkollës deri në përfundim të mësimit. Në korridoret e shkollave përveç sinjalistikës me shigjeta e pika të verdha do të ketë dhe mësues që të sigurojnë që të respektohet distancomi social mes maturantëve. 

Hapja graduale prek edhe Muzetë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Të gjithë muzetë publikë, monumentet, si dhe sitet arkeologjike do të jenë të hapura.

Përfitim kanë edhe klubet e futbollit ku tashmë do të lejohet stërvitja në grup dhe jo në mënyrë individuale. Ministria e Shëndetësisë i lejon klubet të rifillojnë stërvitjet por vetëm në ambiente të hapura, të cilat do të zhvillohen sipas protokollit të sigurisë të miratuar nga ISHP dhe do të inspektohen nga përfaqësues të këtij institucioni.  

Rregullat e reja kanë prekur dhe televizion, ku tashmë në studio mund të ftosh më shumë se dy të ftuar, por duhet respektuar distanca prej 2 metrash.

Lehtësime janë bërë edhe në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve. Në zonat e gjelbra nuk do të ketë më fashë orari, ndërsa në zonat e kuqe, përkatësisht Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër dhe Kurbin zgjatet fasha e orarit deri në orën 21:00. Nga sot Fieri kthehet në zonë të gjelbër.  Në lidhje me lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve nuk do të duhet më një autorizim në të gjithë vendin, por nuk do të lejohet kalimi nga zona e kuqe në atë të gjelbër dhe e kundërta.

Të vetmet që vijojnë të jenë të mbyllura janë transporti publik, aktivitete sportive dhe kulturore, dhe kufijtë tokësor dhe ajrorë për lëvizjen e qytetarëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiperia: 18/05/2020 08:42

    Zyber bir im ti je djali im te kam zene kur mami jot ishte prositute

    Përgjigju
  • zyberi: 18/05/2020 07:43

    Vendimi i bashkise se Tiranes ishte vendim shume i drejte. Duhej prishur me kohe ajo ngrehine tallashi e llamarinash.Reagimet emocionale duhen shmangur Politizimi i ketij eshte shume i gabuar nga opozita Nuk behet politike pa shikuar nga e ardhmja.Reagimi policise shume korekt Beni krahesimin me reagimet ne shtetet e zhvilluara.Duhet te respektohet ligji dhe vete shteti .Pakenaqqesite ndaj qeverisjes tregoi me vote dhe protesto por gjithnje brenda normave e rregullave dhe jo duke cenuar sigurine dhe qetesine publike.

    Përgjigju
    • Dionis: 18/05/2020 10:10

      O zyber rikaaa, prishja u be ne menyre barbare pa I llogaritur fare ligjet ça je tu thon.

    • Vlora: 18/05/2020 09:48

      O zyber zeza, ka ndryshim te madh midis vendimit te drejte dhe vendimit te ligjshem...po c’te duhet ty o vlla, keshtu te kane thene, kaq ben

    • Ilia: 18/05/2020 08:57

      Policia në vendet demokratike që thua zotrote nuk sprucon me sprajt gazetarin dhe kamerën e tij, në asnjë lloj rrethane dhe në asnjë lloj mënyre. Kur thua për "reagim korrekt" të policisë duket sikur je një prej tyre, ndaj s'po ta zgjas shumë se duket që nuk e njeh fare botën e zhvilluar, por e ke parë vetëm nga televizori. Hajt tung.

    • Paradoksi: 18/05/2020 08:51

      Po te ndertonin nje teater te ri pa e prishur te vjetrin? Ne vend te ri teater te ri. Si te duket Zyber? O Zybo per çfare vote e ke fjalen? Ne Shqiperi vota blihet Zybo. Blihet me ashash, me leke, me vende pune, me dhune. Por edhe me by*h si Zogu i Tiranes. Zgjohu Zybo, se babai im nuk u zgjua ne 1948 ndaj vuajta une. Zgjohu Zyber per vete jo per politikanet. Per femijet e sotem

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie